• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Unaza e Durrësit protesta për shpronësimet, punimet pa monitorim arkeologjik

Banorët e një rruge në Durrës kundërshtojnë vlerat e shpronësimit për projektin e unazës, pasi dëmshpërblimi nuk u siguron një banesë tjetër dhe procesi është shoqëruar me mungesë konsultimi. Ndërkohë, investimi zbatohet në zonë me potencial të lartë arkeologjik, pa monitorim gjatë punimeve.

15:27 : 17/02/2026
në AKTUALITET

Banorët e rrugës “Isuf Ferra” në qytetin bregdetar vazhdojnë të kundërshtojnë vlerat e shpronësimit për projektin e unazës, që prek pronat e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim sipas tregut ose sistemim nga bashkia, pasi thonë se shumat e ofruara nuk u sigurojnë një banesë tjetër.

“Kam 50 vjet që rri në këtë shtëpi, çdo gjë e kam bërë vetë. Na kanë vendosur vlerën 40 milionë lekë. A ble dot shtëpi sot në Durrës me 40 milionë lekë? As një garazh nuk bën aq”, tha Sami Dashi, banor i lagjes nr. 8, për Median Amfora.

Banorët e kësaj zone organizuan një protestë më 13 shkurt, duke kundërshtuar vlerësimin e bërë nga bashkia për pronat e tyre.

“Shteti të bëjë çfarë të dojë, por mua të më sigurojë shtëpinë. Me aq lekë sa e vlerëson shteti, ku do gjej shtëpi unë?”, tha Ali Dardheca, një banor tjetër i zonës.

Lexo edhe:

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Projekti parashikon lidhjen e rrugës “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, përmes disa akseve ekzistuese në Spitallë dhe pranë Spitalit Rajonal, duke krijuar një lidhje të re mes qendrës urbane dhe zonës turistike të qytetit.

Projekti “Lidhja e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’” ka një vlerë rreth 1 miliard lekë të reja, financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa punimet në terren realizohen nga kompania “Geci sh.p.k.” dhe parashikohen të përfundojnë brenda 24 muajve.

Rruga “Isuf Ferra” në brendësi të saj. Foto: Media Amfora

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi më 10 shkurt në parim vlerën financiare të shpronësimit prej 867,7 milionë lekësh për pasuritë private që preken nga projekti “Lidhja e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’”. Tre ditë pas këtij vendimi, banorët dolën në protestë duke kundërshtuar vlerësimin, ndërsa thanë se nuk janë konsultuar siç duhet dhe kanë paqartësi rreth procesit.

“Mua s’më kanë thënë asgjë, se nuk ka ardhur njeri të më thotë gjë. Thonë vetëm do të prish shtëpinë, kaq”, pohoi Ali Dardheca.

Edhe banorë të tjerë thonë se po përballen me paqartësi dhe mungesë informacioni për procesin e shpronësimit.
“Njoftimi thoshte që do t’ju prishet, as nga bashkia, as nga kryetarët e zonës, ku janë këta deputetët? Deputetët nuk vijnë. Vetëm për votat vijnë? Duhet të kesh njoftim”, tha Sami Dashi.

Punimet për unazën po zhvillohen pa monitorim të dokumentuar arkeologjik gjatë ndërhyrjeve në terren.
Zona ku kalon projekti përfshin shtresa të qytetit antik të Dyrrahut, ku gërmimet e kryera në vitet 2000 – 2005 kanë zbuluar struktura nga periudhat ilire dhe romake.

Tabela e rrugës “Isuf Ferra”. Foto: Media Amfora

Nga ana tjetër, tenderi për këtë projekt është shënuar me “flamur të kuq” në databazën e “Open Data Albania”, një platformë që monitoron prokurimet publike, pasi në procedurë u skualifikuan të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit, i cili nuk kishte ofertën më të ulët.

Banorët u shprehën të vendosur për të vijuar kërkesat e tyre, duke kërkuar rishikim të vlerave të shpronësimit dhe zgjidhje për strehimin./Amfora.al

Etiketa: Durresshpronesimeunaza e durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

15:40 : 13/07/2026
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

13:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Panik në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një godinë banimi

18:59 : 10/07/2026
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

09:25 : 10/07/2026
AKTUALITET

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit pa transformimin digjital të premtuar

20:13 : 09/07/2026
Para

Durrës/ Sekuestrohen mbi 7 mijë kg miell i skaduar

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş