• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankers Petroleum zhduku 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

17:40 : 05/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes portit të Petroliferas në Vlorë, dy ngarkesat e radhës për eksport të naftës së nxjerrë nga fusha e Patos-Marinzës.

Anijet, të cilat kishin në total një sasi prej mbi 200 mijë fuçi nafte, u shitën përmes një kompanie italiane brokerimi të quajtur Mercuria.

Sipas marrëveshjes, vlera e dakortësuar për shitjen e naftës ishte rreth 12 milionë dollarë dhe pagesa do të kryhej në dhjetor. Por paratë as nuk mbërritën në Shqipëri dhe as shkuan në llogarinë e Bankers në Vjenë.

Ato u zhdukën në një llogari të fshehtë që nuk dihet se në cilin vend dhe bankë ndodhet.

Lexo edhe:

Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit. SPAK vihet në lëvizje

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

Skandali plasi kur dikush nga punonjësit e Bankers i kërkoi brokerit italian dokumentat se ku ishin derdhur paratë e eksportit për të kontabilizuar transaksionin sipas ligjit.

Përgjigja e Mercurias ishte se paratë u derdhën në një llogari të caktuar nga shefat kinezë të Bankersit në Fier. Këta ishin drejtori i përgjithshem i Bankers Luntao Chen dhe zvdrejtori, Zhang Fuguo.

Luntao Chen, CEO i Bankers Petroleum Albania

Veprimtari kriminale

Marrëveshja e koncesionit i lejon kompanisë Bankers Petroleum që të hapë llogari dhe të lëvizë lirisht paratë nga shitja e naftës, kudo jashtë shtetit. Kjo është klauzola që Bankers ka shfrytëzuar për llogarinë e famshme të Vjenës.

Por hapja e një llogari jashtë nuk është pa kushte. Bankers ka detyrimin që të raportojë pranë AKBN-së dhe autoriteteve fiskale të Shqipërisë çdo llogari, në secilën bankë të botës, ku ajo pret pagesat e eksportit të naftës shqiptare. Dhe kjo jo pa qëllim.

Ligji fiskal e detyron kompaninë që të dokumentojë me faturat përkatëse çdo shpenzim apo lëvizje fondesh, që bën nga këto llogari sepse mbi bazën e këtyre dokumentave shteti shteti dokumenton bilancin e kompanisë dhe pjesën e fitimit që i takon të marrë.

Por në rastin e një llogarie sekrete, që nuk e di askush se ku është përveç kinezëve, shteti nuk ka asnjë mundësi të verifikojë se si janë shpenzuar paratë. Përtej kësaj, ky është një veprim i pakontabilizueshëm në bilanc.

Dërgimi i parave në një llogari të fshehtë është praktikisht shkelje e marrëveshjes së koncesionit, pasi kompania nuk sillet më si një koncesionar, që ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit të një pasurie publike, por sillet si pronar i saj, që mund të fshehë paratë ku të dojë.

Së dyti, kjo është një veprimtari e kriminale financiare, e cila i nxjerr autoritetet fiskale të Shqipërisë tërësisht jashtë loje dhe me këtë edhe mundësinë e shtetit për të mbrojtur pjesën që i takon të marrë.

Por pjesa më e rëndë gjithë këtë histori është se ky veprim ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që kompania ishte nën hetim nga SPAK dhe autoritetet kërkonin të mblidhnin miliarda lekë borxhe, që Bankers ka për të paguar në shtet.

Në fillim të muajit të kaluar, menjëherë pasi GJKKO miratoi zgjatjen edhe me tre muaj të hetimeve ndaj Bankers, SPAK i ka kërkuar kompanisë kineze të vërë në dispozicion lëvizjet e llogarisë në Vjenë dhe çdo dokument justifikues për cdo transaksion të kryer nga kjo llogari.

Nuk dihet nëse SPAK ka rënë në dijeni të 12 milionë eurove të zhdukura nga Bankers në llogarinë sekrete, gjatë muajit dhjetor. Por ky është një informacion që sigurohet shumë lehtësisht. Punonjësit e Bankers e dinë të gjithë. Kapitali e ka të verifikuar tashmë./Kapitali.al/

 

Etiketa: Bankers PetroleumLuntao ChenPatos–Marinza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit. SPAK vihet në lëvizje

12:36 : 22/05/2026
AKTUALITET

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

09:40 : 16/05/2026
AKTUALITET

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

09:07 : 18/04/2026
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Apeli i GJKKO-së heq sekuestron për llogaritë bankare të Ardit Keros

15:56 : 12/02/2026
AKTUALITET

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers Petroleum” ngrihen në protestë

10:50 : 10/02/2026
AKTUALITET

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën 600 mijë € të Leonidha Çobos

22:07 : 03/02/2026
Para

Mjekët ndërhyjnë me një pajisje për të ndihmuar zemrën, si paraqitet gjendja e Alfred Moisiut

TË GJITHA

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom