• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA dhe India i japin fund raporteve të ftohta, a do të “përjashtohet” Rusia?

22:14 : 04/02/2026
në BOTA

Lajmet e fundit nga Uashingtoni mund të shihen anë e mbanë në Indi: SHBA-ja dhe India kanë arritur një marrëveshje historike tregtare.

Vetëm pak kohë pas marrëveshjes me BE-në, çuditërisht shpejt, e ndoshta jo edhe rastësisht, arrihet marrëveshja mes tyre.

Marrëveshja u njoftua në mënyrën tipike nga Trumpi, në Truth Social, platformën e Presidentit amerikan.

Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të ulë ndjeshëm tarifat doganore për mallrat e Indisë: nga 50 përqind në 18 përqind. Një tarifë ndëshkuese e vendosur më parë prej 25 përqind do të eliminohet plotësisht, sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja e kishte vendosur këtë tarifë, sepse India vazhdoi të blinte naftë dhe gaz rus të lirë pavarësisht sanksioneve perëndimore. Një tarifë shtesë, e përgjithshme, do të ulet gjithashtu nga 25 përqind në 18 përqind.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Marrëdhëniet e ftohura mes SHBA-së dhe Indisë

Marrëdhënia midis Kryeministrit të Indisë Narendra Modi dhe Trumpit konsiderohej se ishte ftohur ndjeshëm kohët e fundit.

Tarifat drastike të SHBA-së kishin tensionuar marrëdhëniet dhe një marrëveshje dukej më pak e mundur. Por tani më nuk flitet për një atmosferë të ftohtë në kampin amerikan.
Në vend të kësaj, ambasadori amerikan Sergio Gor theksoi afërsinë personale midis dy udhëheqësve në kanalin e lajmeve NDTV në Indi.

“Gjithmonë kam thënë se Kryeministri dhe Presidenti ndajnë një miqësi të ngushtë. Disa nuk e besuan, por kjo miqësi është rritur gjatë shumë viteve, ka vazhduar dhe në fund të fundit është arsyeja pse u arrit kjo marrëveshje”, tha Gor.

Ndalimi i importit si levë kundër Rusisë?

Vetëm miqësia me sa duket nuk e shpjegon marrëveshjen. Siç deklaroi Trump, Modi kishte rënë dakord më parë të mos importonte më naftë nga Rusia.

Ambasadori amerikan Gor nuk deshi të komentojë detajet e marrëveshjes. Mjafton të thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord prej kohësh për dëshirën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Kryeministri gjithashtu dëshiron të shohë paqe atje, ashtu si edhe Presidenti”, theksoi Gor. Prandaj, marrëveshja e arritur tani është një shkak për festim. Gor shtoi: “Për ta kuptuar më mirë, dua t’ju kujtoj se Bashkimit Evropian dhe Indisë iu deshën 19 vjet për të negociuar marrëveshjen e tyre.”

Megjithatë ekspertët e konsiderojnë të pamundur që India të ndërpresë menjëherë të gjitha blerjet e naftës bruto nga Rusia.

Në një reagim në platformën X, Kryeministri Modi shprehu kënaqësinë e tij për uljet e tarifave. Ai ende nuk ka komentuar të dhënat për blerjen e naftës ruse. Ministri i Tregtisë iIndisë, Piyush Goyal, deklaroi se marrëveshja do të krijojë lidhje më të ngushta midis dy ekonomive dhe do të krijojë mundësi të papara për kompanitë indiane.

Sipas Presidentit të SHBA-së Trump, India po angazhohet të ulë tarifat e importit për mallrat amerikane në zero dhe të importojë produkte me vlerë 500 miliardë dollarë.

India është hapur

Për ekspertin e tregut financiar Arvind Sanger, pakti tregtar ka implikime afatgjata: “Në vitet e fundit, India ka hezituar të marrë riskun e hyrjes në marrëveshje të tregtisë së lirë. Vetëm pak muaj më parë, vendi mezi ishte i pranishëm në shumë marrëveshje ndërkombëtare tregtare”, shpjegon ai.

Tani India është hapur dukshëm më shumë – “me BE-në, me Britaninë e Madhe dhe tani përsëri edhe me SHBA-në. Nga një perspektivë afatgjatë, kjo është me rëndësi të madhe.”

Pak më shumë se një javë më parë, BE dhe India arritën një marrëveshje të gjerë që eliminon tarifat për pothuajse të gjitha mallrat. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e quajti atë “nënën e të gjitha marrëveshjeve”./DW

 

Etiketa: IndiaRusiaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

VIDEO/ Punonjësi i Bashkisë Vlorë dhunon gazetarin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom