Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të konfiskuara një vit më parë.
Nga këto:, 26 masa janë “arrest me burg”, 7 masa janë “arrest shtëpie”.
Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë ka edhe drejtues të kompanisë “Kurum”, si dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.
Në masën “arrest shtëpie” është vendosur edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).
Arta Dollani është një zyrtare e lartë e administratës publike, e njohur si person i afërt dhe e besuar e ministres Mirela Kumbaro, pasi ka mbajtur poste drejtuese në institucione që kanë qenë nën varësinë e saj.
Aktualisht, Dollani mban detyrën e drejtoreshës së Agjencisë së Arsimit Parauniversitar. Më herët, ajo ka shërbyer si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), institucion kyç në monitorimin dhe kontrollin e çështjeve mjedisore në vend.
Arta Dollani akuzohet nga Prokuroria e Durrësit për shkelje të rënda të ligjit të kryera gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Hetimi lidhet me çështjen e menaxhimit të mbetjeve industriale, një prej aferave më problematike mjedisore në vend.
LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË
Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg



LEXO EDHE:
VIDEO-SKANDALI/ Edhe Kumbaro si Dollani, e pa interesuar për mjedisin!
Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive














