• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi në Strasburg: Mosraportimi i Shqipërisë për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:30 : 30/01/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në emër të Grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksoi se të drejtat sociale janë shtyllë e demokracive të qëndrueshme.

Vokshi ngriti shqetësimin për dështimin e Shqipërisë për të paraqitur raport mbi zbatimin e Kartës Sociale Evropiane. Ajo theksoi se kjo përbën shkelje të Kartës dhe nuk është një mungesë teknike, por një dështim serioz i llogaridhënies demokratike.

Sipas Vokshit, mos-raportimi minon besueshmërinë e gjithë sistemit të mbrojtjes së të drejtave sociale dhe tregon se qytetarët nuk po dëgjohen, duke cenuar drejtpërdrejt besimin te institucionet.

“Arsyet pse raporti ka rëndësi: drejtësia sociale, kushtet e denja të jetesës, kohezioni shoqëror nuk janë vetëm objektiva sociale. Ato janë, siç u përmend më parë, shtylla të stabilitetit dhe sigurisë demokratike. Prandaj, në këtë kontekst, të gjitha shtetet duhet të ratifikojnë Kartën e Rishikuar, ashtu siç kërkohet në raport. Ato duhet të ratifikojnë edhe Protokollin e Ankesave Kolektive dhe Protokollin e Torinos.”- tha Vokshi.

Lexo edhe:

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

Në mbyllje, Vokshi tha se grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ka një mesazh të qartë: forcimi i të drejtave sociale, të zbatuara siç duhet dhe të mbikëqyrura në mënyrë demokratike, janë të domosdoshme për një demokraci të qëndrueshme, drejtësi sociale dhe besimin e qytetarëve.

Fjala e plotë e Vokshit:

I nderuar Kryetar, kolegë,

Së pari, dëshiroj ta përgëzoj raportuesin për këtë raport, jo vetëm simbolik, siç ai e përmendi, por sepse është në kohën e duhur. Ai vjen në 65-vjetorin e Kartës Sociale Evropiane, shtyllës sociale të Këshillit të Evropës dhe kaunterpartit të domosdoshëm të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ashtu siç kjo Asamble ka theksuar prej kohësh, të drejtat sociale nuk janë dytësore, ato janë thelbësore për një demokraci të qëndrueshme, kohezion shoqëror dhe besimin e qytetarëve. Në një kohë të brishtësisë demografike, pabarazive në rritje, presionit demografik dhe transformimit të shpejtë të tregut të punës, Karta mbetet një nga garancitë më të forta të Evropës për dinjitet dhe drejtësi.

Megjithatë, Konkluzionet e vitit 2025 të Komitetit Evropian të të Drejtave Sociale dërgojnë një sinjal të shëmtuar paralajmërues në mbarë Evropën. Të drejtat thelbësore të punës dhe ato sociale janë nën trysni serioze, veçanërisht për shkak të dixhitalizimit, ndryshimeve klimaterike dhe dobësimit të dialogut social, siç përmendet edhe në raport.

Shifrat janë alarmante. Nga 230 konkluzione, vetëm 42 prej tyre konstatuan përputhshmëri, ndërsa 171 jo! Ky nuk është një hendek margjinal, por dëshmi e dështimeve sistemike dhe të përsëritura dhe kërkon vëmendje politike.

Dhe nuk do të përsëris atë që thanë kolegët e mi për problemet e tjera që raporti ka konstatuar, si: orët e tepërta të punës, pabarazia gjinore, negociatat kolektive. Kështu, që nuk do t’i përsëris ato. Por do të doja t’i vija në dukje një çështje shqetësuese të Komitetit: dështimin për të raportuar.

Tre shtete, përfshirë vendin tim, Shqipërinë, nuk kanë paraqitur raport. Kjo përbën shkelje të Kartës. Kjo nuk është një mungesë teknike, por një dështim i llogaridhënies demokratike!

Karta nuk është opsionale dhe mos-raportimi minon besueshmërinë e të gjithë sistemit. Qytetarët nuk po dëgjohen!

Arsyet pse raporti ka rëndësi: drejtësia sociale, kushtet e denja të jetesës, kohezioni shoqëror nuk janë vetëm objektiva sociale. Ato janë, siç u përmend më parë, shtylla të stabilitetit dhe sigurisë demokratike. Prandaj, në këtë kontekst, të gjitha shtetet duhet të ratifikojnë Kartën e Rishikuar, ashtu siç kërkohet në raport. Ato duhet të ratifikojnë edhe Protokollin e Ankesave Kolektive dhe Protokollin e Torinos.

Parlamentet kombëtare kanë një përgjegjësi kyçe për të integruar Kartën në legjislacion, për të vlerësuar buxhetet dhe ndikimin. Autoritetet kombëtare, përfshirë gjykatat dhe parlamentet, duhet të marrin plotësisht parasysh interpretimet dhe gjetjet e Komitetit Evropian.

Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ka një mesazh të qartë: forcimi i të drejtave sociale, të zbatuara siç duhet dhe të mbikëqyrura në mënyrë demokratike, janë të domosdoshme për një demokraci të qëndrueshme, drejtësi sociale dhe besimin e qytetarëve.

Etiketa: albana VokshiKëshilli i Evropës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

22:27 : 01/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në PD/ Vokshi: 11 906 kanë votuar deri më tani! Ja sa është numri total i anëtarëve me të drejtë vote

12:32 : 23/05/2026
AKTUALITET

Vokshi: Gogu të kërkojë falje, gënjeu për çështjen IBAR. Ministri: Smirë politike!

10:59 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Integrimin po e mbani hermetik”/ Vokshi: Rama të mos bëjë agjenda, por të vijë të flasë në Kuvend

11:34 : 14/05/2026
AKTUALITET

Vokshi: Me mbrojtjen ndaj Ballukut e Karçanajt, Rama po bllokon procesin e integrimit

11:20 : 12/05/2026
Para

Çfarë ndodhi në BBVK? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

TË GJITHA

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom