• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa shumë paska tredhur Balluku!

14:28 : 28/01/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Kur mediatikisht shpërtheu një copëz bisede referuar se ishte bërë mes Ramës dhe Ballukut, në takimin maratonë të tij me të akuzuarën, pas marrjes së saj të pandehur, se ajo nuk ishte si Veliaj, nuk mund të shkarkohej, as të arrestohej, se po të bënin vaki këto, ajo do ta merrte me vete palloshin e gjatë, spekulimet për pavërtetësi zhurmuan pafund.

Po sot?!

Pyetja është, sa shumë politikanë, gjithë-kuvendarë, pozitarë, grinjarë, prokurorë, gjyqtarë, biznesmenë, kushtetues e mediatikë paska tredhur Balluku?

Burra dhe gra pa kokërr dallimi. Majtas dhe jo vetëm, pa kokërr dyshimi. Rama kryeson listën e kapjes. Pafuqia e tij, lidhet me fakte e prova, ku ai përmendet, porosit, vepron, kërkon ndere e merr vendime, të cilat formalisht i ekzekuton zëvendësja në hetim. Njeherësh tani edhe publikisht, Rama kryeson aksionin kanosës publikisht ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme si dhe asaj Kushtetuese.

Lexo edhe:

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

Këtu del tredhëria si model.

Po kapërcehen dy muaj me akrobaci politike dhe burokratike. Pasi telendisi Kushtetuesen ata u harkuan nga trysnia e Ramës ditën dhe hijet e lëvizjeve të Ballukut natën, për të hequr pezullimin nga detyra, masë e vendosur nga Gjykata e Posaçme. Fitili u ndez. Kjo shërbeu si masë bllokuese ndaj hetimit, për të shkuar në vendimmarrje të tjera. E pandehura po lejohej në zyrë. Nuk munguan veprimet. Tendera të tjerë shpërthyen. Dhjetëra milionë të tjerë euro. Në prag firme janë disa premtime për kontrata qindra milionë euro. Pa këllqe profesionalo-morale, Kushtetuesja kërkoi kohë mendimtarësh. Fundja vetë vulos e firmos. Kuvendi, shumica rilindase nuk lejonte shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për heqje imuniteti dhe arrest të zëvendëses së Ramës.

Çështje të palidhura. Peleshi i bindet shefit. Do presim Kushtetuesen. Duket se 28 janari u la si datë, me një bindje se me 22 janar, Gjykata Supreme do të kishte pjekur mendimin e saj të vyer juridik. Por sërish ata duan kohë. Nuk dinë se çfarë të bëjnë. Aq sa kohë do shef Rama, aq sa do shefe Balluku. Këtej struken nga Rama andej mbahen shënime nga Ambasada. Prokuroria zbulon intimidimin e dëshmitarëve nga zv/kryeministrja. Kjo mund të kishte shërbyer edhe si flagrancë. Prishja e provave ekspozohet radikalisht.Amerikanë dhe evropianë në krah të prokurorisë i kërkojnë Kryeministrit të mos i bëjë presion drejtësisë e mos mbrojë ministren e pandehur. Asgjë. Ai nuk e rruan për askënd. Po sa paska tredhur Balluku, kur shihet se për të “Neroni” i qeverisë do të djegë gjithçka? Çfarë ka në ato 16 mijë faqe dërguar në Kuvend? Sa ka më rëndë në mijëra faqe të tjera, me prova shumë më të rënda në prokurori?

Pyetjet publike janë shqeto:

Përveç Ramës, sa ministra, ish-minsitra, deputetë, gazetarë, operatorë mediatikë janë kapur për institucionesh? Kjo nuk është një mesele synetllëqesh. Jo jo. Shkon më larg bisturia.

Sa biznesmenë të cilët janë aktorë të rëndë ekonomikë dhe elektoralë janë rrotull e brenda dosjes, ku gjezdisin duart e Ballukut e sms-të e Ramës?

Sa diplomatë e ambasadorë të heshtur, kanë ndonjë mjaltosje gjëkundi nga tendera ndërkombëtarë, të fituar ballukisht?

Sa shërbime sekrete lindore, duan zëvendësen e Ramës aty ku është?

Sa banda dhe grupe kriminale, organizata të trafikut të kokainës, me investime strategjike miliona euro, duan Ballukun si garanci firmëtare aty në atë karrige?

Sa narko-terroristë janë në këtë lojë?

Sa Sinaloa dhe Ndranghteta janë në krah të narko-qeverisë me Ramën dhe zëvendësen në tryezat e tyre?

Kjo është një përballje e drejtëpërdrejtë e Edi Ramës në anën narcos, me SPAK dhe mbështetësit e tyre USA-BE. Deri tani Rama i ka mundur. Paligjshmërisht sigurisht. Ky dështim, nëse vazhdon kështu, bën qesharak investimin më të madh në drejtësi, Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme. Të tjerat janë dokrra hini…!

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaGjykata Kushtetuesespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

22:22 : 26/06/2026
AKTUALITET

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

22:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

21:41 : 26/06/2026
AKTUALITET

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026
AKTUALITET

Mit’hat Havari: Rama do përfundojë si Gaddafi nëse nuk largohet

20:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026
Para

Aksioni i IKMT në Durrës lë dhjetëra familje në rrugë: Kemi mbetur pa strehim

TË GJITHA

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026

Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro

22:25 : 26/06/2026

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

22:22 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet