• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për Dialogun Strategjik me Serbinë?

22:04 : 23/01/2026
në BOTA, RAJONI

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë nuk i janë përgjigjur Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se cilat kushte ia kanë vënë Shtetet e Bashkuara shtetit për ta nisur Dialogun Strategjik mes dy vendeve.

Dy “kërkesa formale” i ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Por, hollësitë nuk i ka bërë të ditura.

Dihet vetëm se ato do të shqyrtohen në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë më 24 janar.

As Departamenti amerikan i Shtetit, deri në publikimin e tekstit, nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me kërkesat drejtuara Beogradit.

Mijat Kostiq, hulumtues në organizatën joqeveritare “Rruga e Re e Tretë” në Beograd, vlerëson se kushtet amerikane mund të “nxirren” nga dokumentet që administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka miratuar muajt e fundit.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

“Interesi afatgjatë dhe orientimi i SHBA-së është ta frenojë ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi”, shton ai.

Cilat janë interesat e SHBA-së në Serbi?

Ulja e varësisë energjetike të Ballkanit Perëndimor nga Rusia është përfshirë në mesin e qëllimeve të Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i miratuar në dhjetor. Industria e Naftës e Serbisë (NIS) u sanksionua muaj më parë nga SHBA-ja, për shkak të pronësisë shumicë ruse.

Autoritetet serbe tani shpresojnë në heqjen e sanksioneve, pasi është arritur pajtueshmëri për shitjen e sanksioneve ruse në NIS kompanisë hungareze MOL.

Megjithatë, Serbia vazhdon të jetë e varur nga importi i gazit nga Rusia, e cila është furnizuesja kryesore në tregun serb.

“SHBA-ja me gjasë do të kërkojë diversifikim afatgjatë, përkatësisht pavarësi afatgjatë nga Rusia, si energjetike ashtu edhe politike”, thekson Mijat Kostiq.

Serbia ka vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë, pavarësisht thirrjeve për të vendosur sanksione ndaj Kremlinit për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Derisa me Uashingtonin paralajmëron dialog strategjik, Beogradi zhvillon marrëdhënie të ngushta edhe me rivalin amerikan, Kinën, dhe i përshkruan ato si “miqësi të hekurt”.

“Në sektorin minerar operon Zijin, aty është edhe fabrika Linglong, këto kompani kanë shtrirje të madhe në ekonominë serbe. Kërkesa tjetër amerikane mund të jetë ulja e ndikimit të Kinës”, shton Kostiq.

Pikërisht gomat e automobilave nga Linglong, në fund të vitit të kaluar, u vunë në shënjestër të ndalimit të importit në SHBA, për shkak të pretendimeve për punë të detyruar në atë fabrikë në verilindje të Serbisë.

Në sa karrige ulet Serbia?

Fillimi i dialogut, që SHBA-ja zhvillon me dhjetëra shtete të botës për të thelluar bashkëpunimin, ishte paralajmëruar që nga gushti i vitit 2025.

Por, ai nuk ka nisur.

Presidenti i Serbisë, nga Davosi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, deklaroi se “beson” që Beogradi do t’i përmbushë kërkesat e Uashingtonit dhe “më në fund do t’i nisë” bisedimet.

Ai shpreson gjithashtu që Serbia të arrijë “pozicion sa më të favorshëm” në mjedisin ndërkombëtar, duke vlerësuar se përçarja mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian do të thellohet.

Ai theksoi gjithashtu se nuk heq dorë nga “miqtë tradicionalë” – Rusia dhe Kina.

“Jam i bindur se një faqe e historisë ka përfunduar dhe se nga nesër ajo do të shkruhet ndryshe”, deklaroi Vuçiq më 21 janar.

Me këtë ai iu referua fjalimit të presidentit amerikan në Davos dhe mosmarrëveshjes mes SHBA-së dhe BE-së rreth kontrollit mbi Grenlandën.

Për Mijat Kostiqin, vlerësimet e Vuçiqit janë “të parakohshme”.

“Sepse fakti është se as Amerika, as BE-ja, nuk dëshirojnë ta ndërpresin plotësisht partneritetin transatlantik, veçanërisht kur bëhet fjalë për NATO-n. As kjo situatë rreth Grenlandës nuk arriti ta shkatërrojë aleancën. Historisë për një përçarje të plotë ndoshta i gëzohen aktorë të tjerë, si Kina dhe Rusia, por është shumë pak e mundshme që kjo të ndodhë”, shton ai.

Përveç takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Vuçiq në Davos u takua edhe me përfaqësues të BE-së.

Komisionarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, pas takimit deklaroi se me Vuçiqin ka biseduar për reformat, në mënyrë që Serbia “të mbetet fuqishëm në rrugën e saj evropiane”.

Në rrjetin social X, asaj iu përgjigj i dërguari i presidentit amerikan, Richard Grenell, i cili konsiderohet i afërt me autoritetet në Beograd.

Ai tha se Vuçiqi duhet të ndjekë “rrugën amerikane, e jo evropiane”.

Presidenti i Serbisë pati koment edhe për këtë.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Marta Kosin. Nëse imponohen alternativa të reja – ekonomia amerikane është më e shpejtë, rritet më fuqishëm”, deklaroi ai.

Profesori i Universitetit amerikan Johns Hopkins, Daniel Server, vlerëson për REL-in se Vuçiqi “me gjasë mund të vazhdojë” politikën e “uljes në disa karrige”: këtë herë edhe mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

“Bashkimi Evropian duket i paaftë të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Serbisë”, shton ai.

Kostiq, megjithatë, konsideron se në Ballkanin Perëndimor Brukseli dhe Uashingtoni nuk kanë interesa të kundërta.

Ai kujton se edhe Akti për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i miratuar në përbërjen aktuale të Kongresit, përmend shprehimisht shqetësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit dhe kushtet zgjedhore në Serbi. Të gjitha këto janë kritika që Brukseli ua ka drejtuar autoriteteve në Beograd.

“Pavarësisht gjithë retorikës së ashpër të Trumpit ndaj Evropës, ende ekziston një unitet strategjik mes BE-së dhe SHBA-së kur bëhet fjalë për qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor”, vlerëson Kostiq.

Pse Serbia nuk është pjesë e Bordit të Paqes në Gazë?

Presidenti i Serbisë nuk ka marrë ftesë nga Trump që, së bashku me liderë të tjerë botërorë në Davos, të jetë pjesë Bordit të Paqes në Gazë.

Presidenca e Serbisë nuk i është përgjigjur REL-it se si reagon Beogradi për mungesën e ftesës.

Vuçiq, megjithatë, nga Davosi deklaroi se “nuk është plotësisht i sigurt” se çfarë nënkupton iniciativa ndërkombëtare e Trumpit dhe se ajo e ka ndarë edhe më shumë Evropën.

Rusia dhe Kina morën ftesë nga Trumpi por nuk i janë përgjigjur asaj.

As shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk e pranuan ftesën e presidentit amerikan.

Por, ftesa u dërgua edhe disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Të dyja shtetet e pranuan pjesëmarrjen në Bord, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte në mes e 19 liderëve botërorë që më 22 janar e nënshkruan aktin themelues në Davos.

Se aleanca me Amerikën është “rruga e vetme” e Kosovës, Osmani e deklaroi në rrjetet sociale, së bashku me një fotografi me Trumpin nga Davosi.

Kosova muajt e fundit po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me administratën amerikane dhe të mundësojë nisjen e Dialogut Strategjik, i cili ishte pezulluar përkohësisht në vjeshtën e vitit 2025.

Pezullimi ndodhi pasi Uashingtoni shprehu shqetësim për veprimet e Qeverisë së Kosovës – kryesisht për shkak të përpjekjeve për ta shtrirë pushtetin në veriun e banuar me shumicë serbe, pa bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Për administratën e Trumpit është e rëndësishme që në Ballkan të mos ketë tensione dhe konflikte shtesë, kështu që në thelb kërkesa e tyre do të ishte që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë pa momente të paparashikueshme”, konsideron Kostiq.

Kosova si pikë mosmarrëveshjeje mes Beogradit dhe Uashingtonit

Përparimi i menjëhershëm në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës është përcaktuar gjithashtu si një nga synimet e Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të cilin Trumpi e nënshkroi më 19 dhjetor. SHBA-ja, siç thuhet, duhet të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, e cila do të bazohet në njohjen e ndërsjellë.

Profesori Daniel Server thekson se pikërisht qëndrimi ndaj Kosovës mund të jetë një nga pengesat për dialogun strategjik mes Beogradit dhe Uashingtonit.

“Vuçiqi kundërshton sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Uashingtoni e njeh Kosovën dhe duhet të presë që partnerët e tij strategjikë të bëjnë të njëjtën gjë”, shton Server.

Ndërkohë, për shkak të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës, dialogu nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka ngecur në vitet e fundit.

Përpjekja për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës u pa edhe në mandatin e parë të Trumpit përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit. Marrëveshja, e cila kishte në fokus vendosjen e marrëdhënieve ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës, pothuajse nuk u zbatua.

Gjatë vitit të kaluar, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka deklaruar disa herë se ka “parandaluar një luftë” që Serbia po përgatiste kundër Kosovës.

Herën e fundit ai e përmendi këtë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Beogradi zyrtar nuk reagoi ndaj këtyre deklaratave të Trumpit.

Megjithatë, deklaratat e zyrtarëve kosovarë që i konfirmonin pohimet e Trumpit, autoritetet në Serbi i quajtën “akuza të rreme”.

Cilat janë marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së që nga ardhja e Trumpit?

Nëse do të hynte në mosmarrëveshje me administratën e Trumpit, Serbinë, ashtu si edhe shtete të tjera, mund ta prisnin tarifa doganore, kritika dhe izolim, thekson Server.

“Nuk mendoj se SHBA-ja është vërtet shumë e rëndësishme për Vuçiqin, i cili është më i interesuar ta bindë Jared Kushnerin të ndërtojë diçka, sesa për dialog strategjik me qeverinë amerikane. Por, sigurisht, këto dy gjëra mund të jenë të lidhura”, shton ai.

Dhëndri i presidentit amerikan ishte paralajmëruar si investitor i një kompleksi luksoz banesor-biznesor në vendin e ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, të dëmtuara rëndë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Projekti hasi në kundërshtim të një pjese të publikut dhe të profesionistëve, me protesta masive dhe aktakuzë për abuzime kundër zyrtarëve shtetërorë që hoqën mbrojtjen nga Shtabi i Përgjithshëm si monument kulture.

Pas polemikave që e shoqëruan projektin, kompania e Kushnerit njoftoi se po tërhiqet “nga respekti për qytetarët e Serbisë dhe të Beogradit”.

Edhe pse zyrtarët amerikanë që nga vera e vitit 2025 paralajmëronin se Dialogu Strategjik mes Beogradit dhe Uashingtonit do të vendosej “së shpejti”, Departamenti i Shtetit nuk e ka saktësuar kohën.

Ai duhej, siç e përshkruanin përfaqësuesit e autoriteteve të të dyja palëve, të sillte një “epokë të re” në marrëdhënie – të ringjallte lidhjet politike, të zgjeronte bashkëpunimin në biznes dhe në mbrojtje, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe teknologjive të komunikimit.

Ndërkohë që paralajmëronin thellimin e marrëdhënieve, në fillim të gushtit hynë në fuqi edhe tarifa të larta doganore, të cilat administrata e Trumpit i vendosi mbi importin e mallrave nga shumë vende.

Tarifat prej 35 për qind, që SHBA-ja vendosi për mallrat nga Serbia, janë të dytat për nga lartësia mes vendeve evropiane, pas Zvicrës. Përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd theksuan, pas vendosjes së tarifave, se ato u krijojnë probleme të mëdha për tërheqjen e investimeve të huaja./REL

Etiketa: serbiaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
Para

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom