• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

Java e metamorfozës! Meri Shehu parashikon trazira, dy shenja rrëmbejnë 5 yjet

08:47 : 20/01/2026
në HOROSKOPI, SHOW BIZ

Java nis me shumë energji yjore që me hënën e re në Bricjap që ka ndodhur në datën 18. Takimet e planetëve na nxisin të rifitojmë fuqinë dhe të shprehim mendimet tona. Njëkohësisht do të shfaqim më shumë imagjinatën, krijimtarinë, por do të jemi edhe pak xhelozë në marrëdhënie.

Sipas parashikimit të Meri Shehut në programin “Rudina” në Tv Klan, javë e vështirë do të jetë për shenjat fikse, ndërsa ato kardinale do ta kenë shumë të fuqishme.

Meri Shehu: Kishim një hënë të re dje në Bricjap që do të ndikojë edhe këto ditë, shumë afër Ujorit, kontakton bukur me Plutonin në Ujor kështu që Bricjapët, Gaforret, Peshoret dhe Dashët do të kenë një javë shumë intensive. Diku me debate, ndryshime, nxitim, vështirësi, por një kthesë e mirë do të fillojë pas nja një jave ku duket se çfarë ka ndodhur. Java mbart energji pozitive, pavarësisht hënës së re që lidhet me metamorfozën. Planetët nga Bricjapi do të shkojnë në Ujor dhe ndryshon gjendja shpirtërore pas datës 20. Këta planetë do të marrin një shije të mirë nga lidhjet në fund të Bricjapit me shumë planetë në Peshk që s’kanë kaluar në Dash. Pas datës 22 e tutje do të kemi qartësi e pozitivitet për shenjat e tokës dhe të ajrit. Më të vështira do ta kenë shenjat e forta Luan, Dem, Akrep e Ujor, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës.

Dashi – 3 yje

Lexo edhe:

Shenjat më të dyshimta të horoskopit

Horoskopi për ditën e shtunë, 23 maj 2026

Janë të nxituar, të shkathët, kanë hënën e re në Bricjap që tenton drejt karrierës, por me një përballje shumë të fuqishme në lidhje me qëllimet. Arrin një pozicion dhe ky sikur thyhet e errësohet nga Plutoni që thotë se duhet bërë një metamorfozë për të ecur më përpara. Nuk e shijojnë shumë të mirën lidhur me karrierën ose ndryshimin e një pune apo në statusin personal. Do të jetë javë e fuqishme në çështjet ekonomike.

Demi – 4 yje

Të lindurit në 10-ditëshin e tretë marrin shumë pozitivitet nga shumë planetë që kalojnë nga fundi i Bricjapit në Ujor. Nga data 20-23 marrin një lajm të mirë, konsolidohen në fushat ligjore, në kontakte me jashtë, çështje studimore, marteësa të dyta, shanse të mrekullueshme. Të lindurit në 10-ditëshin e parë mund të kenë probleme të çuditshme dhe thyerje të disa situatave që nuk e presin.

Binjakët – 2 yje

Janë marrë shumë me paratë e ekonominë, mendojnë të rregullojnë pas datës 20-22 disa situata, por i pret edhe një pengesë e fundit sepse sapo futen në një rrugë zhvillimi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, i pret Plutoni me kërkesa shumë të mëdha. Do të fitojnë ose do të rrezikojnë shumë për atë që duan të fitojnë dhe gjithmonë kur rrezikon shumë, e paguan shtrenjtë.

Gaforrja – 2 yje

Është përballë Bricjapit, hëna e re tenton të kundërshtohet me të pavarësisht Jupiterit. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë kanë vështirësi në çift e bashkëpunime. Kundërshtarët marrin flatra dhe dalin drejt tyre. Marsi në Bricjap tregon se antagonizmi është i madh, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë.

Luani – 4 yje

Duke shkuar të gjithë planetët në Ujor, u japin ecuri të mirë në erotizëm, në fejesa e martesa që zakonisht s’ndodhin në janar për ta, por ndoshta është muaji që i përcakton këto lloj marrëdhëniesh. Kanë qenë shumë të lodhur këto muaj, kanë pasur pak rrëmujë kohët e fundit dhe ndoshta zgjidhja është një martesë e mirë. Shumë Luanë, të detyruar nga faktet do të detyrohen të bëjnë një martesë, fejesë ose bashkëpunim.

Virgjëresha – 4 yje

Hëna e re sjell energji pozitive. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë e të tretë do ta shijojnë, pavarësisht Plutonit në Ujor që duhet të mendojnë për një metamorfozë të madhe lidhur me punën apo një pengesë. Ngrihen një shkallë më lart gjatë kësaj periudhe. Hëna e re do t’u japë shumë energji pozitive në shumë plane e aspekte të jetës.

Peshorja – 3 yje

Shenjë kardinale që lidhet me hënën e re në katërkëndësh që ndikon në çështje familjare, ndryshime, diskutime, sqarime, zhvendosje. Këto u japin një ritual pozitiv sepse ndryshon jeta, por kanë edhe frikë nga e panjohura. Më pas, futen në jetën personale me shumë planetë në Ujor që për to ka të bëjë me çështjet erotike. Pas datës 22 do të jetë shumë intensive jeta personale. Një zgjedhje familjare do t’i çojë në devijim për një çështje erotike.

Akrepi – 3 yje

Rrugë të reja, mendime, mesazhe, udhëtime, kontakte e njohje me hënën e re në Bricjap. Të lindurit në 10-ditëshin e parë do ta kenë të vështirë sepse planetët takohen me Plutonin në Ujor dhe është pak e lodhshme si situatë në çështjet familjare. Akrepët e 10-ditëshit të dytë e të tretë do të ecin përpara me zhvillime pozitive.

Shigjetari – 5 yje

Dhanë e morën me shumë planetë në Bricjap që tentoi të fuqizojë çështjet ekonomike. Blenë, harxhuan, presin një ndryshim të madh në çështjet ekonomike që do të vijë këto dy javë dhe do ta ndiejnë që do të vijë në këto dy javë. Kalimi i planetëve në Ujor është mirë për ta sepse i takon me njerëz që shkojnë mirë me ta, kontakte, shoqëri, njerëz të kulturave të tjera apo udhëtime. U vjen fati në derë. Planet afrohen drejt tyre.

Bricjapi – 4 yje

Shumë planetë japin energji e informacion dhe pas datës 19-22 ata do të përballen me Plutonin, një vështirësi në planin ekonomik e personal për të lindurit në 10-ditëshin e parë. Megjithatë, kanë shanse të rregullojnë gjëra në jetën personale. Janari ka treguar se jeta e tyre ka ndryshuar dhe do të vijojë.

Ujori – 5 yje

Të gjithë planetët në Bricjap u kanë dhënë një mësim të madh në 15 ditët e para të janarit, i ka bërë të brendshëm, shpirtërorë, të thellë dhe kanë menduar shumë për gabimet, situatat që mund të krijohen, kanë marrë fuqi e energji dhe s’kanë shpenzuar në projekte me të tjerët. Gjithë kjo energji kalon direkt në Ujor dhe aty i pret Plutoni për një metamorfozë shumë të madhe. Fillojnë një ngritje si me avion. Bëhet një mori planetësh që takohen me Plutonin dhe do të jetë bamirës për të gjithë, por do të dëgjojmë ngjarje që aty ku teknologjia nuk ka qenë në rregull, mund të ketë pasur pasoja.

Peshqit – 3 yje

Presin të largohet Neptuni nga shenja e tyre dhe të shkojë te Dashi në datën 26. Deri në atë datë do të jenë mirë dhe planetët do të takohen bukur me Neptunin në shenjën e Peshqve dhe janë disa ditë shumë të bukura. Peshqit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, mund të rregullojnë shumë gjëra në jetën personale. Ka takime të mira, informacione, plane afatgjata dhe u realizohet një ëndërr. Të lindurit në 10-ditëshin e parë janë të trembur nga ëndrrat e frikshme, situata nuk është shumë e mirë dhe s’ndihen komodë.

Etiketa: horoskopmeri shehu

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Shenjat më të dyshimta të horoskopit

21:18 : 24/05/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 23 maj 2026

23:00 : 22/05/2026
HOROSKOPI

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

19:59 : 13/04/2026
HOROSKOPI

Gjashtë shenjat e zodiakut që nuk e përballojnë dot indiferencën

18:24 : 12/04/2026
HOROSKOPI

Meri Shehu bën renditjen për muajin Prill, cilat janë shenjat më me fat

20:14 : 30/03/2026
HOROSKOPI

Hëna e re në Ujor, tre shenjat e zodiakut që preken më shumë

13:36 : 17/02/2026
Para

Analiza e DW: A është "Këshilli i Paqes" së Trumpit deklaratë lufte ndaj OKB-së?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom