• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e hakerimit të SPAK/ 3 drejtues të lartë të Gjyqësorit në dijeni, materialet në duar të treta

20:43 : 20/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni i kësaj të marte, “Në Shënjestër”, publikoi fakte dhe prova nga dosja hetimore e hakërimit të sistemit kompjuterik të SPAK, ku ndër të tjera thuhet se në dijeni të materialeve që u morën nga kompjuterat e disa prokurorëve ishin 3 drejtues të lartë të sistemit të Gjyqësorit në vend, një anëtar i Gjykatës së Lartë, një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Avokati Redi Ramaj, tha gjatë emisionit se 3 personat në dijeni, duhet të kishin deklaruar se u janë dërguar materialet.

Gazetari Xhevair Zhabina tha se pasuordet e vendosura nga 3 prokurorët e SPAK, ku u ndërhy nga personat e akuzuar, ishin të thjeshtë.

Këtë e dëshmoi dhe Arnold Rrokaj i cili i pyetur në SPAK, rrëfeu se si hyri në kontakt me emailet e prokurorëve të SPAK.

Ai tha se nuk pati asnjë vështirësi për të kaluar në stadin tjetër atë të hakerimit të tyre.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Materiale të cilat me t’i shkarkuar, ai thotë se ai i ruajti në aparatin e tij celular.

Duke ua shpërndarë edhe personave të tretë.

“Pasi hyra në faqen spak.gov.al, aty m’u shfaq një faqe emaili, ku më kërkoheshin kredencialet për të hyrë.

Konkretisht provova disa kredenciale, me emrat e prokurorëve të SPAK.

Midis tyre ajo që arrita të hap ishte përdoruesi e.k, me fjalëkalim Spak@2019.

Sipas të dhënave të dosjes, zbulimi erdhi nga komunikimet mes Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonit, të akuzuar tashmë nga SPAK për këtë çështjem komunikim që nisi në shkurt të vitit 2025.

Bisedat u zbuluan pas zbërthimit të telefonit të Zambak Gjonit, ku në njërën nga këto biseda që presupuzohet të jetë e para midis tyre në tentativën për hakerimin e SPAK, Arnold Rrokaj pasi i dërgon një link të faqes në internet të SPAK, e informon Zambak Gjonin, mbi operacionin që po ndërrmerr.

Gjë të cilën e shoqëron me jo pak ngazëllim dhe lutje që kjo gjë të bëhet e mundur.

Bisedat

12 Shkurt 2025

Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto, në dukje si një faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK.

Pasi u hap, nga kurioziteti provova edhe dy përdorues të tjerë, të cilët edhe këta u hapën, po me fjalëkalimin Spak@2019.

Ku i shtyrë nga kurioziteti, fillova duke parë materialet që ishin dërguar dhe marrë në email-et e këtyre përdoruesve.

Të cilët më pas i kam ruajtur në aparatin tim celular, disa prej të cilave edhe i kam fshirë”, thuhet në dëshminë e tij.

Ndërsa një tjetër person që ka marrë prej Zambak Gjonit, materialet e hakërruara, dhe që në dosjen hetimore është me inicialet M. B, thotë se “jam i punësuar pranë AKSHI-t dhe Zambak Gjonin e njoh që nga koha kur ky i fundit ka qenë i punësuar në administratën e burgjeve.

Dhe konkretisht Zambak Gjoni më ka dërguar disa materiale me përmbajtje të SPAK, që kishin të bënin me Erion Veliajn, Damian Gjiknurin, si dhe një material që kishte të bënte me pronarin e një spitali privat, si dhe një material tjetër që kishte fotografi të disa kallëpeve të floririt.

Informacione mbi Damian Gjiknurin të cilat ia kam dërguar koleges time, B. H, dhe materialin që kishte të bënte me Erion Veliajn, ia kam dërguar shtetasit Agim Ismaili.

Por nga sa shikohet kolegia e tij, këto materiale ia ka dërguar një prokurori në Prokurorinë e Tiranës cili nga ana e tij çuditërisht dëshmon se nuk i ka hapur këto materiale, duke mos u dhënë rëndësi.

Madje rezulton që ka fshirë edhe komunikimet me ish-kolegen B. H.

Por Arnold Rrokaj nuk pranoi që këto materiale t’ia kishte shpërndarë dikujt tjetër, përveç Zambak Gjonit.

“Unë i kam kontrolluar herë pas here gjendjen e të tre përdoruesve, dhe kur kam gjetur të dhëna të tjera, i kam hapur, i kam lexuar, dhe më pas i kam fshirë”, thuhet në dëshminë e tij.

Hera e fundit kur e kam kryer këtë veprim ka qenë një apo dy ditë më parë, kur kam aksesuar adresën email b****.d****, në të cilën vetëm lexova disa materiale, të karakterit të punës së përditshme rutinë, si relacione, informacione etj’.

Gjatë marrjes në pyetje, Arnold Rrokaj, shpjegoi edhe njohjen e tij me Zambak Gjonin dhe Agim Ismailin.

Unë kam qenë specialist në mbrojtjen e territorit pranë IKMT, Drejtoria Rajonale Vlorë. Detyrë të cilën e kam ushtruar për afër 18 muaj. Përpara këtij pozicioni kam qenë i punësuar pranë IMT, Bashkia Vlorë, në pozicionin e kryeinspektorit, detyrë të cilën e kam ushtruar prej rreth 5 vitesh, pra qysh prej vitit 2019.

Kur u largua kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, unë vazhdova detyrën dhe disa kohë. Por me të ardhur kryetari i ri i bashkisë, unë mora vesh që do më lëvizte nga pozicioni i punës.

Për këtë arsye unë kontaktova me të njohurin tim, Zambak Gjoni, të cilin e kam mik dhe punonte në IKMT, dhe i thashë se që isha drejt largimit nga detyra.

Këtu sipas Arnold Rrokaj nis edhe njohja e tij më e ngushtë me Agim Ismailin.

Të cilin ai thotë se deri në këtë moment e njihte për së largu, sepse ishte njohje e vjetër e babait të tij.

Agim Ismaili i cili sipas Rrokaj falë edhe ndërmjetësimit të Zambak Gjonit, e ndihmoi në vazhdim që të punësohej në detyrën e specialistit të kontrollit territorit në Drejtorinë Rajonale të IKMT-së në Vlorë. /Emisioni në Shënjestër/

Etiketa: Arnold RrokajHakerimispakZambak Gjoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Tatimet bastisin pa paralajmërim agjencitë imobilare ne Tiranë, sekuestrojnë kompjuterat

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom