• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jeta nën ujë në Durrës me sytë nga qielli!

15:12 : 09/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjurmët e përmbytjes janë ende të prekshme në zonën periferike të Porto – Romanos, një nga më të prekurat nga ngjarja e 6 janarit që tronditi qytetin. Uji nuk është tërhequr plotësisht, ndërsa në disa banesa niveli mbetet ende i lartë.

Me një karrocë të vogël dore, një grua përpiqet të pastrojë oborrin e banesës. Mes të ftohtit të pasdites dhe shiut që nuk ndalet, ajo nxjerr nga shtëpia qese plastike, mbeturina dhe sende të sjella nga uji. Janë mbetjet e përmbytjes që hyri brenda dhe që ende nuk i ka lënë banorët të kthehen në normalitet.

“Këto janë të gjitha mbeturinat që kanë ardhur brenda nga uji dhe nga kanalet. Erdhi uji dhe i solli brenda, divanet janë kalbur, të gjitha gjërat”,  tha Violeta Biba një prej qindra banorëve të lagjjes që po vuajnë të njëjtin hall.

Me ujin ende të pranishëm në banesa, banorët e kësaj zone mblidhen në krye të Rrugës Mitropolia. Shumë prej tyre janë vendosur këtu vite më parë, gjatë ndryshimeve të mëdha të sistemeve dhe lëvizjeve demografike, të ardhur kryesisht nga veriu i vendit. Sot i gjen të bashkuar, duke ndarë mes tyre shqetësimet për dëmet që u ka shkaktuar përmbytja dhe pasigurinë për atë që mund të ndodhë më pas.

Lexo edhe:

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

“Këtu jetojmë prej më shumë se 20 vitesh dhe kjo është hera e parë që përmbytemi kështu. Shiu ndaloi, por uji nuk po ikte, përkundrazi po rritej. Kanali kryesor që derdhej direkt në det është devijuar dhe tani uji kthehet mbrapsht, drejt shtëpive tona”,  thotë Qerim Çuku, një tjetër banor.

Sipas tij, përmbytja nisi disa orë pasi reshjet kishin pushuar, duke e bërë situatën edhe më të pakuptueshme për banorët, të cilët thonë se uji nuk kishte më ku të shkarkonte.

Në oborret e shtëpive, uji kalon ende disa centimetra. Për të lëvizur, banorët kanë blerë çizme të gjata, ndërsa hyrja dhe dalja nga banesat bëhet me vështirësi. Përditshmëria është përshtatur me përmbytjen, ndërsa pasiguria mbetet e njëjtë.

“Nuk futesh dot në shtëpi pa çizme. Kjo është hera e parë që ndodh kështu. Kanale janë hapur dhe janë lënë përgjysmë, uji i asfaltit vjen i gjithi këtu dhe na përmbyt”, thotë Sami Biba, një tjetër banor.

Ai tregon se ndërhyrjet e kryera vitet e fundit në zonë kanë ndryshuar rrjedhën e ujërave, duke e kthyer lagjen në pikë grumbullimi gjatë reshjeve.

Të tjerë e lidhin përmbytjen me mënyrën se si është menaxhuar kullimi i ujërave në zonë. Në Porto – Romano është ndërhyrë prej vitesh në sistemin e drenazhimit, përfshirë edhe ndërtimin e një hidrovorit të ri, si pjesë e një projekti më të gjerë për sistemimin e ujërave të shiut në zonën Porto – Romano – Kënetë. Projekti është financuar me fonde publike dhe zbatuar nga Bashkia Durrës, me një vlerë rreth 19 milionë euro.

Megjithatë, për banorët, përmbytja e 6 janarit ngre pikëpyetje të forta mbi funksionimin real të këtij sistemi, pasi uji u grumbullua sërish në banesa dhe oborre, pavarësisht ndërhyrjeve të kryera.

“Nëse hidrovori është rindërtuar për të zgjidhur problemin, atëherë pse uji hyri përsëri në shtëpi?”, pyesin banorët, të cilët e shohin përmbytjen si tregues se sistemi i kullimit nuk funksionoi siç ishte parashikuar.

Kjo paqartësi mbi funksionimin e sistemit reflektohet edhe në përjetimin e përditshëm të banorëve, të cilët thonë se, pavarësisht deklarimeve, niveli i ujit në zonë vazhdoi të rritej.

“Shkoni tek hidrovori dhe të thonë që punon, që janë ndezur pompat. Thonë punojnë tetë pompa, por këtu uji vazhdon të rritet. Nuk ka mundësi të punojnë të gjitha, sepse po të funksiononin, ne nuk do ishim në këtë gjendje”,  tha Qerim Çuku.

Për t’u mbrojtur nga uji, disa banorë kanë vendosur thasë me rërë në dyert e shtëpive, duke u përpjekur të ndalin çdo rrjedhë të re. Netët i kalojnë me sytë nga qielli, në pritje të reshjeve, ndërsa frika se uji mund të kthehet sërish është e pranishme në çdo familje. Për ta, përmbytja nuk është vetëm ajo që ndodhi, por ajo që mund të ndodhë përsëri.

Në këtë pasiguri të vazhdueshme, banorët thonë se jeta është kthyer në vigjilencë të përhershme, ku çdo re në qiell shihet si kërcënim.

“Natën rrimë zgjuar dhe shikojmë qiellin. Mjafton të bjerë pak shi dhe na kap frika se uji do të kthehet prapë. Nuk është më jetë normale”,  tha Sami Biba.

Dëmet janë të mëdha dhe të prekshme në çdo banesë. Mobilje të shkatërruara, pajisje shtëpiake jashtë përdorimit dhe ambiente të mbuluara me baltë janë pamja që përsëritet nga një shtëpi në tjetrën. Për shumë familje, humbjet janë përtej mundësive për t’u përballuar.

“Uji hyri deri 25 centimetra brenda në shtëpi. Ka përmbytur gjithçka, nga kuzhina te mobiljet. Dëmet janë shumë të mëdha, nuk llogariten”,  tha Qerim Çuku.

Përveç dëmeve, banorët thonë se nuk kanë as shpresë për dëmshpërblim. Deri tani, askush nuk u ka dhënë një përgjigje se si do të mbulohen humbjet, ndërsa frika se do të mbeten vetëm përballë pasojave është e pranishme në çdo bisedë.

“Nuk besojmë se do të marrim ndonjë dëmshpërblim. Vijnë, shohin dhe ikin. Ne mbetemi këtu me dëmet”,  thotë Violeta Biba.

Për momentin, banorët nuk kanë marrë asnjë informacion të qartë për hapat që do të ndiqen më tej. Nuk ka një afat për vlerësimin e dëmeve dhe as një sqarim se çfarë do të bëhet për të shmangur përmbytje të tjera.

Ndërsa uji në disa banesa ende nuk është tërhequr plotësisht, shqetësimi kryesor mbetet i njëjtë: se problemi nuk është zgjidhur dhe se çdo shi tjetër mund ta kthejë zonën sërish nën ujë.

Në Porto – Romano, për banorët, përmbytja e 6 janarit nuk shihet si një episod i mbyllur, por si paralajmërim se sistemi i kullimit nuk funksionon dhe se pasiguria vazhdon.

Ndërsa përmbytjet në Durrës janë tashmë nën hetim, një punonjës humbi jetën gjatë ndërhyrjeve dhe në qytet po zhvillohen protesta, për banorët e zonave të prekura pasiguria mbetet ende e njëjtë./Amfora.al

Etiketa: Durrespermbytje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

18:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

18:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës rrezik serioz për banorët

13:14 : 31/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte një ‘dhunim publik’ të shoqërisë nga Edi Rama

22:01 : 25/05/2026
AKTUALITET

I kërkojnë 1.1 mln lekë dhe i bllokojnë pensionin, drama e gruas pasi i vdiq burri

21:52 : 25/05/2026
Para

Rrëshqet nga mali masivi shkëmbor, pezullohet qarkullimi në hyrje të Klosit

TË GJITHA

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom