• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Janari i dytë i Durrësit, dhjetëra miliona euro shpenzime për të përmbytur mijëra familje

20:59 : 07/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare udhëtoi për të disatën herë në Durrës, në disa nga lagje të cilat janë prej orësh e orësh nën pushtetin e ujit.

Historia përsëritet sa herë që në vend bie shi i dendur, duke sjellë fryrjen e kanaleve dhe praninë e ujërave të shiut, por edhe të zeza, në banesat e qindra mijëra familjeve.

Dy përmbytjet e fundit të Durrësit, të ndodhura në janar 2025 dhe janar 2026, duket se janë një fatkeqësi me përgjegjës sa natyrën aq edhe njerëzit, veçanërisht shtetarët. Natyra s’të fal nëse ndërton në kënetë, afër shtretërve të lumenjve apo detit. Njerëzore për shkak se, strukturat shtetërore, të cilat duhet të merrnin masa në kohë dhe në vijimësi, nuk kanë ndërhyrë për të eliminuar këto rreziqe.

Skandali thellohet më tej, veçanërisht në Durrës dhe rrethinat e tij, për shkak se vetë shteti ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për të ndërtuar vepra që do t’u bënin ballë përmbytjeve. Realiteti është krejt ndryshe, pasi kamera e emisionit investigativ shkoi ditët e fundit në dhjetëra familje në zonën e ish-Kënetës dhe Spitallës.

Grupi i Fiks Fare solli raste të familjeve të përmbytura, teksa banorët as me çizme nuk mund të futen në shtëpi. Një prej tyre thotë se ka 5 vite që përmbytet dhe familja e saj s’ka marrë asnjëherë dëmshpërblim. “Na kanë thënë se do të marrim këtë vit, por s’kam shpresë” thotë e zonja. Ndërkohë, uji ka depërtuar në çdo cep të banesës, teksa të gjitha mobiliet dhe pajisjet ekektroshtëpiake janë nën ujë.

Lexo edhe:

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

E njëjta situatë është në të gjithë zonën, teksa fjalët e banorëve vetëm sa përsëriten e përsëriten dhe asnjëherë s’është marrë ndonjë masë. Fiks Fare ka denoncuar në kohë të ndryshme përballjen e këtyre mijëra banorëve, të cilët në verë jetonin mes aromës së rëndë të ujërave të zeza dhe në dimër nën pushtetin e ujit.

Në zonën e Porto Romanos në Durrës u ndërtua një Hidrovor, i cili është vënë në punë. Por, dje dhe sot, e gjithë zona që duhet të “pastrohej” nga kjo vepër, u përmbyt, megjithëse ishin investuar plot 20 milionë euro. Në muajin qershor të vitit 2024, Bashkia e Durrësit e vuri në punë Hidrovorin. U bënë investimet në kanalizime dhe në këtë vepër, por sërish problemi mbeti, pasi banorët e Spitallës dhe ish-Kënetës, jo vetëm që u përmbytën në fillim të 2025-ës, por u përmbytën sërish dje.

Pas hulumtimit të dhjetëra dokumenteve në investigimet e muajit qershor 2024 dhe shkurtit 2025, rezulton se nga viti 2021 dhe në vijim, janë hedhur miliona e miliona euro. Fillimisht u hodhën rreth 900 mijë euro për disa kanale, ndërkohë që më vonë u hap tenderi i madh, plot 20 milionë euro. Më pas të tjera miliona për plotësime punimesh, të gjitha për Hidrovorin në Porto Romano.

Vitin e kaluar, Bashkia e Durrësit tha për “Fiks Fare” se Hidrovori ishte në fazë testimi. Po sivjet cili ishte problemi?! Vjet thanë se ishin shirat më të mëdha të 10 viteve të fundit, po sivjet?

Fiksi e paralajmëroi kur filloi ndërtimi i hidrovorit të ri që Durrësit sërish do të përmbytej. Hidrovori i ri në Porto Romano është ndërtuar në një distancë më të largët se i vjetri. Uji tashmë ka një rrugë më të gjatë për të përshkuar. Madje, edhe kanali që është hapur për të çuar ujin te Hidrovori i ri, duhet të kalojë në më shumë territor. A e kishin marrë parasysh projektuesit, ndërtuesit dhe financuesit e kësaj vepre?!

Krahas Durrësit, përmbytje ka pasur edhe në Kavajë. Grupi i Fiks Fare udhëtoi në zonën e Qerretit, në një familje me 5 fëmijë dhe me kryefamiljarin invalid. Kjo familje prej shumë orësh qëndronte nën pushtetin e ujit. E zonja e shtëpisë tregoi se ka telefonuar dhe është ankuar për situatën në Bashkinë e Kavajës. “Telefonova kryetarin dhe nënkryetarin për të marrë zgjidhje, por s’morëm asnjë përgjigje. Ne nuk kemi ku të flemë” thotë ajo.

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me Bashkinë e Kavajës, duke u kërkuar që të marrin masa për strehimin e familjes. Nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, Genci Gjyshemi, tha se do e dërgonte familjen në hotel dhe më pas në banesat sociale. Disa orë pas interesimit të Fiksit, familja u strehua në një hotel në zonën e Qerretit./Top Channel

 

Etiketa: Durresinvestimepermbytjeshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026
AKTUALITET

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

15:34 : 22/06/2026
AKTUALITET

9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos

14:31 : 22/06/2026
Para

Nga valixhet te blockchain-i/ Si krimi i organizuar në Shqipëri fsheh milionat në kriptomonedha

TË GJITHA

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzëna’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet