• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2.5 mln € Lefter Lamajt/ A është kthyer Arlinda Pogaj e OBP-së në “notere” e tenderave të paracaktuar?!

16:50 : 03/01/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Në datën 30 dhjetor 2025, në kohën kur vëmendja e të gjithëve është shtrimi i tryezës i natës së ndërrimit të viteve, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka pasur një tjetër vëmendje. Të firmosë tenderin e radhës, tërësisht të paracaktuar dhe i destinuar të shkojë te të njëjta duar që e kanë pasur në të kaluarën.

Natyrisht që e mirëkuptojmë zonjën Arlinda Pogaj teksa reagon për çdo raportim mediatik, teksa deklaron se nuk ka mundësi që të verifikojë apo të hetojë në terren firma të caktuara. Madje e mirëkuptojmë edhe indinjimin e saj për vendin e origjinës, Pukën, qytet apo krahinë e cila ka nxjerrë intelektualë apo udhëheqësh të shkëlqyer.

Zonja Pogaj ka të drejtë të reagojë dhe kundërshtojë çdokënd që përbalt emrin e saj, për nga origjina, pasi Shqipëria është e vogël, madje edhe vetë drejtoresha është martuar me një fierak dhe jeton në Tiranë. Pra, ajo është e gjithanshme, Veri, Shqipëri e Mesme dhe Jug.

Në kryeqytet ka punuar në disa institucione, të pushtetit lokal apo atë qendror, teksa edhe bashkëshorti i saj punon si jurist në një firmë private, me seli në Kamëz. Këto radhë s’kanë aspak qëllim të përbaltin emrin apo figurën e zonjës Pogaj, por të bëjnë një analizë dhe të kryqëzojnë informacione për vendimmarrjen e kësaj drejtoreshe, e cila kohët e fundit është kthyer as më pak e as më shumë por si një “notere”.

Nëse zonja Pogaj ka sërish kundërshtime, më poshtë po i analizojmë tenderin e radhës, atë të fituesit të procedurës “shërbimi i lavanderisë dhe hotelerisë në pavijonet e S.U.O.GJ. ‘Mbretëresha Geraldinë’”.

Lexo edhe:

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

Faksimile: Fituesi i tenderit të shërbimit të lavanderisë dhe hotelerisë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Tenderi është finalizuar në datën 30 dhjetor 2025, ku fitues ka dalë kompania “Abi’s”. Fondi limit ishte 244 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro. Firma fituese ofroi plot 242 milionë lekë, ose rreth 99 % të fondit limit, teksa ka lënë “rrugës” vetëm disa qindarka.

Tenderi ka qenë totalisht formal, i paracaktuar për “Abi’s”, pasi kompanitë e tjetra në garë “Klame” dhe “En Group” janë loguar teknikisht në SPE, por nuk kanë paraqitur kërkesë për pjesëmarrje si dhe nuk kanë paraqitur dokumente kualifikuese.

Normalisht me këto procedura të ndjekura do të lexojmë një reagim të zonjës Pogaj se “procedurat janë bërë konform ligjit dhe funksionimit të OBP-së”. Por, nëse bën këtë që ne sapo shkruam më sipër, a mos vallë zonja Pogaj është vetëm një “notere”?!

Nëse redaksia vetëm sa analizon dhe bën pyetje, përgjigjen le t’a japë vetë Arlinda Pogaj. Nëse nuk është notere, a e ka analizuar të paktën tenderin me të njëjtin objekt të vitit 2021?!

Në atë kohë, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, procedurën e ka kryer vetë drejtoria e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku fitues ka dalë kompania “Devis”, e cila ka ndryshuar emrin në vitin 2024 në “Abi’s”, por pronarët janë të njëjtë.

Por, zonja Pogaj as e ka parë të arsyeshme që të analizojë dhe të hulumtojë pak më thellë, teksa në pamundësi të një informacioni me apo pa dashje po i kujtojmë se tenderin në vitin 2021 e morën të njëjtët persona, të njëjtat firma. Në atë kohë vlera ka qenë rreth 200 milionë lekë, ku sërish “Devis” e mori me vlerë 99 % të fondit limit.

Në tenderin e para 4 viteve, oferta e Devis s’ka qenë më e ulta, por kjo jo për faj të Pogajt, por ndoshta të negocimeve të pronarëve me miqtë në politikë, të cilët mund t’i kenë përdorur edhe në tenderin aktual.

Sërish drejtoresha mund të bëjë të paditurën, me justifikimin e radhës se “s’kam qenë në të njëjtën detyrë në 2021-shin” dhe se OBP funksionon si një organ i krijuar rishtas, i cili ka centralizuar tenderët e mëdhenj në një kanal.

Faksimile: Në gusht të vitit 2024, kompania ndryshoi emrin nga “Devis” në “Abi’s”

Për dijeni të zonjës Pogaj, apo të gjithë punonjësve të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, të cilët punë të parë kanë që t’u bëjnë “share” postimeve të drejtoreshës, po i kujtojmë se kompania ka ndryshuar emrin nga “Devis” në “Abi’s”.

Vendimi është marrë në datën 21 gusht të vitit 2024, nga ortakja Kristinka Leka, e cila e ka marrë pronësinë e firmës vite më parë. Ka dyshime se ndryshimi i emrit është bërë për të humbur gjurmët nga themeluesi i firmës, Lefter Lamaj, i cili në fakt është bashkëjetuesi i zonjës Kristinka Leka, me origjinë nga Kuçova.

Faksimile: Firma “Devis” është themeluar nga në muajin mars të vitit 2004 nga Lefter Lamaj, i dënuar më vonë për trafik

VoxNews ka analizuar dokumente dhe informacione nga institucionet ligjzbatuese, ku rezulton se kompania në fjalë është themeluar nga fieraku Lefter Lamaj në vitin 2004, me një vendim të Gjykatës së Tiranës. Menjëherë pas themelimit, firma “Devis” është futur fuqishëm në fitimin e tenderave, të cilat i merrte pa garë dhe të paracaktuar.

Më vonë, drejtësia italiane dhe ajo shqiptare janë vënë në lëvizje dhe kanë ngritur akuzë konkrete ndaj themeluesit Lamaj, duke e akuzuar për trafik prostitucioni. Ka dyshime se paratë nga këto trafiqe janë investuar dhe tentuar që të pastrohen në këtë kompani, teksa çuditërisht gjatë këtyre viteve asnjë institucion tjetër nuk ka bërë një hetim të mirëfilltë, teksa jemi në kushtet që firma ndryshon emrin dhe vijon të marrë miliona euro.

Faksimile: Në datën 16 janar të vitit 2008, Lefter Lamaj ia shet kompaninë bashkëjetueses Kristinka Lekës

VoxNews ka mësuar se themeluesi i firmës, Lefter Lamaj, me dosje në Itali, është ndjerë i detyruar që t’ia shesë me letra firmën bashkëjetueses së tij, Kristinka lekës, në datën 16 janar të vitit 2008. Sipas dokumenteve, vlera e shitjes së firmës ka qenë 8.2 milionë lekë, një shumë tepër e vogël duke qenë se kompania ka xhiruar para dhe pas këtij transaksioni, dhjetëra miliona euro.

Shitja dyshohet se ka qenë fiktive, me qëllim mos sekuestrimin e kompanisë nga institucionet ligjzbatuese, pasi Lefteri u hetua dhe dënua për trafiqe të paligjshme, madje edhe nga Italia. Në atë kohë ka qenë në fuqi ligji Antimafia, por sërish me lidhje të fuqishme, ai arriti që të shpëtojë kompaninë.

Besoj se zonja Pogaj s’e ka ditur gjithë këtë histori të kësaj firme, përderisa ka firmosur tenderin e radhës, vetëm si një notere. Ajo s’ka ditur aspak se Leka apo Lamaj që qëndron pas ka fituar tenderin e vitit 2021, me ofertën më të lartë. S’ka ditur as që dy firmat e tjera që futën emrin në tenderin e vitit 2025 s’do të plotësonin kushtin që të bënin ofertë. E vetmja gjë që ka ditur ka qenë firma e zezë (blu, jeshile apo e kuqe) mbi njoftimin e fituesit, duke i dhënë tenderin me një vlerë sa 99 % e fondit limit.

Pas këtyre radhëve, e ftojmë sërish zonjën Pogaj, që të bëjë një reagim se sa ka kursyer nga ky tender.!/ Vox News

Etiketa: 2.5 mln euroArlinda Pogajlefter lamajOBPtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

12:13 : 09/07/2026
AKTUALITET

Nga SPAK te fitimi i tenderave/ Del në skenë oligarku i ri, Gentian Likaj, që po “mund” peshkaqenët e AKSHI-t

16:32 : 04/07/2026
AKTUALITET

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

14:51 : 04/07/2026
AKTUALITET

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

21:50 : 29/06/2026
AKTUALITET

“Faji i natyrës”, tender i ri 950 mijë euro për të “rregulluar” shembjet e Unazës së Burrelit që kushtoi 1.3 milionë!

20:59 : 25/06/2026
Para

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë: Maduro u arrestua se nuk pranoi të negocionte me Trump-in

TË GJITHA

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş