• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me votat e PS

22:50 : 11/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Me votat e mazhorancës, Endri Shabani u zgjodh sot (11 dhjetor) si Avokat i Popullit, duke marrë 85 vota pro dhe 3 kundër në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë, i pranishëm në sallë në orët e vona ishte edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa deputetët e PD-së u larguan nga salla.

Shabani, ish-drejtues i lëvizjes “Nisma Thurje”, ishte një nga gjashtë kandidaturat e miratuara më herët në Komisionin e Ligjeve për votim në seancën plenare, përkrah Ardiana Kalajas, Aranita Brahajt, Besim Ndregjonit, Skënder Halucës dhe Tartar Bazajt.

Votat për kandidatët e tjerë

Tartar Bazaj / 1 pro,79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Skënder Haluci / 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja / 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim

Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

Autogoli i opozitës

Zgjedhja e Shabanit u shoqërua me kundërshtime të forta nga opozita, e cila e cilësoi procesin “të manipuluar” dhe “pa konsensus”. Partia Demokratike kishte firmosur fillimisht për disa kandidatura, përfshirë edhe Shabanin, por më pas i tërhoqi të gjitha.

Deputetët e PD-së pretenduan se Komisioni i Ligjeve shkeli procedurën, pasi lejoi kandidatura që nuk kishin më mbështetje të vlefshme. Ndërkohë mazhoranca nuk pranoi tërheqjen e opozitës duke u shprehur se firmat ishin dorëzuar sikurse e parashikon rregullorja.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se kishte paracaktuar rezultatin dhe kandidatin fitues.
“Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë kur ai mbështeti Florian Binajn, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.

Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën,” tha Berisha.

Sipas tij, mazhoranca hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Ligjeve që ndalonte firmosjen për më shumë se një kandidat, vetëm për të ruajtur kandidaturën e Shabanit.

“Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie. Grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informonte se tërhiqte çdo firmë për çdo kandidat.

Dhe këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, në mënyrë të habitshme, e hodhi poshtë mazhoranca pa asnjë vendim, vetëm që të mos humbiste firmat për Endrin Shabanin,” shtoi Berisha.

Shabani nga “kritiku i pandalshëm” te i përzgjedhuri i mazhorancës

Para zgjedhjeve të 14 Majit Endri Shabani, thoshte me mburrje se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Edi Ramën, apo Sali Berishën duke i quajtur ata “arkitektët e korrupsionit 30-vjeçar”.

“Nuk do të bëjmë kurrë koalicion me Edi Ramën, Sali Berishën apo Ilir Metën. Këto janë figurat që simbolizojnë kapjen, korrupsionin dhe vjedhjen e Shqipërisë për 30 vjet me radhë.

Përtej tyre, mund të ketë një rebelim të vërtetë në Kuvend, me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe të një shumice të re që do t’i japë këtij vendi jo vetëm një qeveri të re, por një rotacion brezash në politikë.”, deklaronte Shabani.

Sot ndodh e kundërta. Të njëjtët njerëz që ai akuzonte, e propozuan dhe e votuan për postin e Avokatit të Popullit.

Berisha i dha firmat, Rama i dha votat, dhe Shabani, që deri dje i quante “simbol të kapjes së shtetit”, pranoi postin më të lartë të pavarur me ndihmën e tyre.

Etiketa: avokat i popullitEndri Shabanikuvendi i shqiperiseps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

20:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po ndodh në PS? Rama mbledh nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

18:22 : 23/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026
AKTUALITET

Elisa Spiropali: Gati të sfidoj Ramën dhe të marr drejtimin e Partisë Socialiste!

17:38 : 21/06/2026
Para

Horoskopi ditor, e Premte 12 Dhjetor 2025

TË GJITHA

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş