Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte (11 dhjetor 2025), në seancë plenare maratonë ku dot të miratohet projektbuxheti 2026 me vlerë 8.8 mld euro, si edhe 8 projektligjet e paketës fiskale.
Një çështje që pritet të përplasë ashpër palët, është ajo për Avokatin e Popullit, ku 6 kandidatët që do të votohen janë Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci, Tartar Bazaj.
Gjithashtu, në rend dite është parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Turizmit Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja dekokrate, Ina Zhupa si dhe një tjetër interpelancë, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 39, datë 9.12.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
8. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
10.Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
11.Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
12.Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
13.Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 75-77 dhe 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
14.Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
15.Projektligji “Për gjuetinë”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës,
dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
16. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2020, “Për ndryshimet klimatike””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
17. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 61, të Kushtetutës, të neneve 3, 4, 5 dhe 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e cilësuar prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për miratim)
19. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të
Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. (Në mbështetje të neni 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
20. Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. (Në mbështetje të nenit
99 të Rregullores së Kuvendit)
Zhvillimi i debatit (Në bazë të nenit 48, pika 3, koha prej 150 minuta e debatit do të jetë e shpërndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve parlamentare.)
Minutazhi është si vijon:
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 89 minuta
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 38 minuta
Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 8 minuta
Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 8 minuta
Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 8 minuta
21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/














