• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafik droge dhe grup kriminal/ GJKKO jep dënimet, 32 vite burg për katër anëtarët e grupit Habilaj

16:24 : 05/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin ndaj katër të pandehurve, Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Florian Habilaj deklarua fajtor për dy episode të veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. U deklarua fajtor gjithashtu për veprën “Grupi i strukturuar kriminal”.

Fillimisht, gjykata përcaktoi një dënim të vetëm prej 15 vite burg, të formësuar për shkak të disa veprave penale. Pas zbritjes së një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, Habilaj do të vuajë 10 vite burg, në një institucion të sigurisë së lartë.

Armando Sulaj u shpall fajtor për “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Pasi u bashkuan dënimet, gjykata caktoi 9 vite burg, të cilat pas uljes për shkak të procedurës së shkurtuar u reduktuan në 6 vite burg, që do t’i vuajë në burg të sigurisë së lartë.

Sabaudin Çelaj u deklarua fajtor për të njëjtat vepra penale, trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjykata përcaktoi një dënim të vetëm prej 15 vite burg, i cili pas zbritjes së një të tretës u ul në 10 vite burg, që do të kryhen në burg të sigurisë së lartë.

Lexo edhe:

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

Tigrens Mëzuraj u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Pas bashkimit të dënimeve, u caktua dënim total prej 9 vite burg, që u reduktua në 6 vite burg me gjykim të shkurtuar, në një institucion të sigurisë së lartë.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska, me vendimin nr. 79, datë 05.12.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 22, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Florian Habilaj me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Florian Habilaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

I pandehuri Florian Habilaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Armando Sulaj me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Armando Sulaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.

I pandehuri Armando Sulaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15(pesëmbëdhjetë)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sabaudin Çelaj, me një dënim të vetëm prej 15(pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Sabaudin Çelaj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

I pandehuri Sabaudin Çelaj, ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë)vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Tigrens Mëzuraj, me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.

I pandehuri Tigrens Mëzuraj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

 

Etiketa: Armando Sulajflorjan habilajGJKKOTigrens Mëzuraj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

14:39 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

11:25 : 13/07/2026
AKTUALITET

‘Revanshi’/ GJKKO dënon 5 të pandehurit, mes tyre vëllai i ish deputetit të PS-së

12:50 : 10/07/2026
AKTUALITET

Rinis seanca në GJKKO/ Ilir Meta i pranishëm, Kryemadhi: Më është mohuar e drejta për t’u mbrojtur

14:27 : 09/07/2026
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

12:54 : 09/07/2026
Para

SPAK: Seancat e çështjes “Veliaj” po shtyhen për shkak të mbrojtjes

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş