• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA mund të tërhiqet nga disa mekanizma të NATO-s! Reuters: Europës i vendoset afat për të zbatuar porositë

12:47 : 05/12/2025
në BOTA

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qartë aleatëve evropianë se duan që Europa të marrë përsipër shumicën e kapaciteteve të mbrojtjes konvencionale të NATO-s deri në vitin 2027, një afat i ngushtë, që disa kryeqytete europiane e konsiderojnë të parealizueshëm.

Agjencia e lajmeve Reuters zbulon në një artikull ekskluziv, duke cituar 5 burime, se mesazhi u përcoll këtë javë gjatë një takimi në Uashington midis zyrtarëve të Pentagonit që mbulojnë politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane.

Sipas burimeve, përfshirë një zyrtar të SHBA-së, Uashingtoni ka sinjalizuar pakënaqësi me ritmin e përparimit të Europës në forcimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes që prej pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2022. Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se, nëse Europa nuk arrin objektivat deri në vitin 2027, SHBA mund të tërhiqet nga disa mekanizma koordinimi brenda NATO-s.

Kapacitetet konvencionale të mbrojtjes përfshijnë çdo gjë, nga trupat tek armatimet, por sipas burimeve, SHBA-ja nuk ka specifikuar se si do ta vlerësojë përparimin e Europës. Po ashtu, nuk është e qartë nëse ky afat pasqyron një qëndrim zyrtar të administratës së Donald Trump-it apo thjesht pikëpamjet e një pjese të zyrtarëve të Pentagonit.

Edhe në Uashington ka ndarje mbi rolin që SHBA duhet të ketë në mbrojtjen e kontinentit europian. Ndërkohë, disa zyrtarë europianë e shohin objektivin e 2027-ës si jashtëzakonisht ambicioz, përtej mundësive aktuale të industrive të tyre ushtarake.

Lexo edhe:

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Problemet me kapacitetet prodhuese dhe afatet e gjata të dorëzimit të pajisjeve moderne ushtarake konsiderohen pengesa madhore. Disa nga sistemet më të kërkuara amerikane do të donin vite të tëra për t’u furnizuar, edhe nëse porositeshin sot.

Për më tepër, SHBA zotëron kapacitete të pazëvendësueshme në fushën e inteligjencës, survejimit dhe zbulimit, elementë kyç të mbështetjes për Ukrainën, të cilat nuk mund të blihen thjesht me fonde.

Një zyrtar i NATO-s, duke folur për aleancën, tha se vendet europiane kanë nisur tashmë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, por nuk komentoi për afatin 2027.

Vendet europiane janë pajtuar më së shumti me presionin e Trump-it që të investojnë më shumë në mbrojtje dhe kanë rritur ndjeshëm buxhetet ushtarake. Bashkimi Europian ka caktuar gjithashtu objektivin që Europa të jetë e aftë të mbrojë veten deri në vitin 2030, një synim që shumë analistë e cilësojnë po aq ambicioz.

Qasja e presidentit Trump ndaj NATO-s ka qenë e luhatshme. Gjatë fushatës së vitit 2024, ai kritikoi ashpër aleatët europianë dhe madje deklaroi se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte vendet që nuk përmbushin detyrimet financiare ndaj aleancës.

Megjithatë, në samitin e NATO-s në qershor, Trump lavdëroi liderët europianë për pranimin e një plani amerikan që rritte objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së.

Etiketa: europanatoReutersSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Para

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom