• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Racizmi ndaj futbollistit të Burrelit, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë

18:11 : 25/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, SPORT

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste.

“Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s të 17 nëntorit,  pas një debati të gjerë publik lidhur me trajtimin e futbollistit të Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Në transmetim, Siaw u ftua të fliste, por fillimisht moderatorja Hygerta Sako tha se nuk mund t’i shqiptonte emrin dhe pasi gazetari lexoi emrin, Sako dhe të ftuarit qeshën. Situata përshkallëzoi kur futbollisti u shfaq në ekran i errësuar dhe të ftuarit bënë batuta që aludonin në ngjyrën e tij të lëkurës.

Këshilli i Ankesave pranë AMA që shqyrtoi rastin gjeti se RTSH, drejtuesja e emisionit, gazetari dhe të ftuarit u përfshinë në sjellje denigruese.

“Gazetari në terren dhe të ftuarit në studio shfaqën qëndrime dhe reagime me të qeshura lidhur me emrin e futbollistit afrikan dhe praninë e tij në ekran.  Drejtuesja e emisionit nuk ndërhyn për të qetësuar situatën apo për të orientuar diskutimin në mënyrë profesionale, por qesh dhe vetë, duke u bërë pjesë e problemit,” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Lexo edhe:

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

Komisioni Evropian zbulon shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord

AMA thotë se Këshilli i Ankesave e vlerësoi sjelljen e pjesëmarrësve në program dhe kishte vërejtur shkelje të parimeve të dinjitetit njerëzor dhe mosdiskriminimit, “duke cenuar rëndë etikën e transmetimit publik”.

“RTSH, si operator publik, ka përgjegjësi të shtuar për respektimin e standardeve profesionale dhe etike, sidomos në programe sportive me ndikim të gjerë publik”, thuhet në qëndrimin e Këshillit, i cili kërkoi marrjen e masave.

Gjashtë anëtarë të AMA, kryetarja Armela Krasniqi,  zëvendëskryetarja Desada Metaj dhe anëtarët Aurela Bicja, Besian Zogaj, Gjergji Hamiti dhe Joana Allushi votuan në favor të gjobës, ndalimit të ritransmetimit të emisionit dhe heqjes së tij online. Anëtari  Jetmir Halilaj, votoi kundër.

RTSH dhe drejtuesit e emisionit e mohuan sjelljen jo etike, pavarësisht kritikave. Ata pretenduan fillimisht se situata ishte pasojë e një defekti teknik. Vetë Sako në një intervistë po në RTSH këmbënguli se nuk kishte shfaqje të racizmit dhe se po sulmohej nga dashakeqës apo për klikime.  “E rëndësishme është që s’ka të bëjë as me racizmin, as me talljen,” u shpreh Sako në intervistë, duke shpjeguar se e qeshura lidhej me pamundësinë e saj për të lexuar emrin e lojtarit për shkak të problemeve me shikimin, dhe jo me vetë lojtarin.

Më herët ndaj emisionit reagoi klubi i Burrelit për të cilin luan lojtari. “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw,” shkruhej në reagimin e klubit matjan në faqen zyrtare në Facebook. Ata theksuan se lojtari kishte shënuar gola vendimtarë dhe meritonte lëvdata, jo tallje. Ata akuzuan RTSH dhe pjesëmarrësit në emision për racizëm. “Ky nuk është humor, por racizëm dhe mungesë respekti ndaj një sportisti që jep maksimumin në fushë”, thuhej në reagimin e klubit.

Arnold Kwaku Siaw luan në Kategorinë e Parë në Shqipëri që prej janarit 2024. Ai u transferua në gusht në Burrel dhe ka luajtur 12 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 2 gola. Futbollistët me ngjyrë në Shqipëri përballen shpesh me racizmin në stadiume, por kryesisht nga tifozeritë e ekipeve rivale./BIRN

Etiketa: AMAArnold Kwaku Siawgjobertsh

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026
Teknologji

Komisioni Evropian zbulon shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord

13:27 : 10/07/2026
AKTUALITET

Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë, gjobiten drejtuesit

10:49 : 06/07/2026
AKTUALITET

Siguria kibernetike, gjobë deri në 10 mln lekë për operatorët që shkelin ligjin

18:12 : 23/06/2026
AKTUALITET

Shkeli perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit, bllokohet skafi në Sarandë

15:41 : 21/06/2026
AKTUALITET

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

09:28 : 29/05/2026
Para

Zjarret dhe përmbytjet/ Rama lë banorët pa dëmshpërblim, 195 mln lekë të papaguara

TË GJITHA

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026

Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

14:02 : 16/07/2026

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş