• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku në USA kundër Ramës?!

14:25 : 19/11/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Dje pasdite kur Rama hardallisej me lavdet e Kosit në Bruksel, për sukseset e mëdha integruese, shpërtheu jo krejt rastësisht lajmi në mediet sociale, se Belinda Balluku ka qenë në USA në periudhën mes të enjtes e të shtunës së javës së shkuar..!! Uashingtoni ka ritëm të lartë të agjendës antidrogë kryesisht, por jo vetëm.

E siç kanë ardhur vaktet, Soros, vëllai i djeshëm i pushtetit amerikan për Ramën e Veliajn, nuk është më një aleat shpëtues. Përkundrazi, është kthyer në një ngarkesë më tepër në dëm të shëndetit të pafajësisë. Natyrisht, në këtë kohë vlimi akuzash zyrtare, matanë oqeanit nuk shkohet për turizëm, por me ftesa të dedikuara rrëfimi. Zëvëndëskryeministrja e pandehur, është kokë më kokë me shefin e saj Rama, duke ndjerë mbi kurriz kurbanizimin e radhës, ndonëse bereqeti plaçkitës nga burojnë akuzat, ka shkuar më lart se posti dhe xhepi i saj i zgjeruar. Burime serioze përmendin faktin se, jo pak bashkëpunëtorë të Edi Ramës nuk po mbajnë taksiratet e kafazeve të qelive dhe janë përkulur nga një shteg i mundshëm lehtësimi. Këtu partnerët shohin një mundësi të mirë, të pasurojnë dosjen e kryeministrit jo vetëm për narcos, por edhe për miliardat e korrupsionit, shkrirë në një portofol të përbashkët. Dhe Balluku, lëvruesja e përbashkët me eprorin partiak e qeveritar, ka qenë nënshkruese në mungesë e me porosi të mbi 12 miliardë eurove punë publike. Me sa duket, zëvëndësja e kryeministrit nuk ka pasur shumë alternativa për të qarkuar. Burg të shpejtë apo transparencë të plotë për mëkatet penale të Ramës. Duke mos lënë mënjanë edhe pëshpëritjet diplomatike se një listim në fletoren nongrata, ishte në prag të përmendjes zyrtare. Ndaj skedina ka marrë pikë nga AntiRama.

Ndoshta edhe Veliaj e Beqja, ministri e kryebashkiaku, janë episode jo aq besnikë sa ishin përpara se të arrestoheshin. Luhatjet e tyre në pritje të dënimeve, janë vatra rreziku për Ramën, teksa hetues vendas e të huaj janë mbi dosjet e tyre, për shkak se gjeografia korruptive kalon kufijt e vendit.

Lexo edhe:

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

Kur lufta amerikane vjen më intensive në Tiranë, me dosjen më të re antiterroriste, pas sanksionimit të familjes Hysa, si lidhje me kartelin meksikan të kokainës, “Sinaloa”, alarmi ka shumë emra brenda. Po nga ky kartel, Rama kishte këshilltar zyrtar përveç Duçkës shoqërues i Luftar Hysës, në takimin me kryeministrin edhe rumunin Filip Koldea. Gjeneralin e shërbimeve sekrete, i hetuar nga drejtësia e vendit të tij, si lidhje e kësaj organizate droge, tashmë shpallur terroriste. Pa harruar Ndranghetën, Camorran e Sacra Corona Unitan me lidhje e investime të shumta në Shqipëri.

Sigurisht Balluku ka pasur se çfarë tu rrëfejë amerikanëve në dosjet tashmë në binarë hetimi në Strukturën e Posaçme. Duhet të përmendim dhe faktin se, amerikanët kanë marrë nga viti i shkuar, magazinën e mesazheve sky-enchro, si “pronë” e Holandës, Belgjikës, Francës, e kanë detaje domethënëse për qeverinë tonë, ministrat e saj e njerëzit e drejtësisë të inkriminuar.

Tuneli i Llogarasë është vetëm hyrja, ku u shpërblye ish-deputeti turk i partisë së Erdoganit, me duart porosi të Ballukut, me një aferë marramendëse fituese. Fillon me 50 milionë euro.

Aeroporti i Vlorës për dyshime nëpër offshor të fijeve ruse, është një tjetër adresë rrisku. Kohë kjo, kur këto investime janë seli sigurie për NATO-n, ku SHBA, dihet se është violinë e parë. Edhe këtu ministrja Balluku është edhe sipas rrëfimeve të deritanishme të njërit prej aksionerëve, Begjet Pacolli, aktorja e marrjes së vendimit për fituesit, e aksionerë të tjerë të mbledhur në këtë investim strategjik.

Nuk mungon në interesin e madh të Ushingtonit, një tjetër tender në listën e investigimit të Prokurorisë. Tigrat 1, 2, termocentralet e prodhimit të energjisë në Vlorë. Një tender rrufitës mbi 100 milionë eurove, ku ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është kthyer në drejtoreshë të punës së fituar në Tiranë. Kujtojmë se ajo bashkë me ministren Belinda Balluku, reklamonte suksesin e këtij investimi. Më pas shkoi në këtë detyrë, kur u largua nga shërbimi diplomatik, me marrëveshjen e mos-hetimit administrativ e jo penal. Natyrisht një kontratë e errët me zero kilovat prodhim energjie. Por kleçka shkon më tej, sepse në këtë histori dalin episode jo të pakta kontrabande nafte me iranianë e turq, dyshuar shumë si zgjatim të një pastrimi parash, njëherësh hipotezë hetimi, ku loja përfshin edhe shumë shërbime.

Ngjarjet e shumta kërkojnë mjaft hetime dhe fashikujt vetëm shtohen. Rama i pandehur, tashmë është vetëm çështje kohe, në bërjen gati të disa dosjeve të rënda. Kryesisht të bashkëpinimit me organizata të trafikut të drogës, pastrim parash, korrupsion e offshore. Radha është e gjatë…!

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramaspakusa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
AKTUALITET

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026
Para

Drogë poshtë sediljes së makinës, arrestohet i riu në Vlorë

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet