Paralajmërimet për përmbytje në zonën e Vlorës kanë bërë që shumë qytetarë të marrin masat e para.
Sipas një fotoje të publikuar në media, disa qytetarë kanë vendosur thasë me rërë te portat hyrëse, për të shmangur depërtimin e ujit në rast përmbytjeje.
Meteorologët paralajmëruan pak më herë se në Vlorë priten rrebeshe shiu ditën e nesërme, ku nuk do mungojnë edhe përmbytje. Sakaq autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile kanë apeluar qytetarët për kujdes të shtuar.














