• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda

14:11 : 17/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

U konsiderua si ‘ilaç’ për Abletrol, një ndërmarrje që ka gjeneruar gjithnjë afera të frikshme korruptive, por doktori Eltar Deda një ditë duket se do të japë llogari para SPAK për abuzimet dhe shpërdorimet me vlerë qindra milionë euro në krye të komapanisë së vetme naftënxjerrëse në vend dhe që administron vendburimet e naftës.

Studio Ligjore Jurisprudenca ka përgatitur një kallëzim penal për Eltar Dedën, për një sagë abuzimesh dhe shpërodrimesh në Albpetrol. Deda do kallëzohet në SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre, vjedhje të pasurisë publike dhe pastrim parash.

Kallëzimi penal bazohet në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e Albpetrol, por edhe në investigime mediatike dhe konstatime të tjera; tendera me fitues të paracaktuar, tendera për njerëz të krimit, prokurime të manipuluara, favorizim të kompanive në dëm të interesave të shtetit, aferat me ankandet e naftës etj.

Përpos të tjerave, në kallëzimin penal do të përfshihet fakti se Eltar Deda në krye të Albpetrol ka lejuar që të paguajë 3 milionë euro me para publik energji elektrike për kompaninë që shftytëzojnë vendburimet e naftës.

Dëmi ekonomik është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Si mos të maftonte abuzimi me administrimin e puseve të naftës, shpenzime në kundështim me kontratat koncencionare për të mos paguar taksa (vetëm Bankes për 20 vjet ma nxjerrë naftë me vlerë 6 miliardë euro duke paguar zero taksa), Albpetrol ka paguar edhe energjinë elektrike për këto kompani.

Afera me ish kreun e AKBN Bardhi Melit

Kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol”, i ka dhënë një tender 150 mijë euro kompanisë së Bardhi Melit, një ish-zyrtari të lartë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), nën dyshimet e shkeljes flagrante të kritereve të përcaktuara nga vetë institucioni për këtë procedurë.

Në 15 Dhjetor 2022, kompania shtetërore e drejtuar nga një zyrtar i lartë socialist, Eltar Deda, ka shpallur rezultatet e tenderit “Blerje purteka (16 mm, 22 mm dhe 25mm)”, me fond limit 17.585.000 lekë të reja.

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “USalb & Co”, me ofertë 17.319.100 lekë të reja ose rreth 265.000 lekë të reja më pak. Ndërkohë në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik nuk jepen detaje nëse ka pasur pjesëmarrës të tjerë në këtë tender.

Shkelje kriteresh

Kompania e Bardhi Melit duket se nuk plotësonte një prej kritereve bazë të vendosura nga kompania “Albpetrol”, atë të kapacitetit ekonomik dhe financiar.

Në dokumentat e tenderit me vlerë 150 mijë euro thuhet se kompanitë pjesëmarrëse duhet të dorëzojne “kopje të çertifikuar të bilancit për vitin financiar 2021…”.

Po ashtu, institucioni i drejtuar nga Eltar Deda, kishte parashikuar si kriter për t’u plotësuar nga kompanitë pjesëmarrëse në tender edhe dorëzimin e “vërtetimit për xhiron vjetore për vitet financiare 2019, 2020, 2021, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se vlera e fondit limit”.

Në foto: Dokumenti mbi kriteret ekonomiko-financiare për pjesëmarrësit në tender
Në foto: Dokumenti mbi kriteret ekonomiko-financiare për pjesëmarrësit në tender

Të dhënat zyrtare dëshmojnë që kompania fituese e tenderit nuk plotëson asnjë prej këtyre kritereve.

Konkretisht, shoqëria “USalb & Co” është themeluar në 15 mars 2022 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit një javë më vonë, në 23 mars 2022.

Në foto: Kompania “USalb & Co” është krijuar në Mars 2022
Në foto: Kompania “USalb & Co” është krijuar në Mars 2022

Pra, shoqëria në pronësi të Bardhi Melit nuk plotësonte asnjë prej këtyre kritereve, pasi nuk ka pasur mundësi reale për të dorëzuar as bilancin financiar të vitit 2021 dhe as vërtetim për xhiron vjetore të viteve 2019, 2020 dhe 2021. Për faktin e thjeshtë-ajo nuk ka ekzistuar në atë kohë. Por, megjithatë, ajo rezulton fituese në tenderin e zhvilluar nga institucioni i drejtuar prej ish-deputetit socialist, Eltar Deda.

Aferë korruptive me Renido Petritajn

Në shtator 2024, drejtori i Albpetrolit, Eltar Deda, i njohur edhe se ‘doktori i naftës’, ka firmosur një tender të dyshimtë me vlerë 4.2 milionë euro për Renido Petritajn të Rafin Company. Tenderi dyshohet se është një sajesë për vjedhjen dhe ndarjen e parave publike sipas roleve.

Objekti i tenderit nuk ka lidhje me fushën e veprimtarisë së kompanive fituese. Kompanitë fituese nuk kanë eksperiencë në punë të ngjashme. Kompanitë fituese janë paracaktuar. Në procedurë ka marrë pjesë vetëm bashkimi i dy kompanive fituese.

Fondi limit është sa oferta fituese, pasojë kjo e diktimit të fituesit me pazar në tavolinë. Kompania e Renido Petritajt sipas një sinjalizimi ka mashtruar me zbatimin e kontratës. Sipas sinjalizimit mashtrimi me zbatimin e kontratës po realizohet me qëllim vjedhjen e parave publike në bashkëpunim Natasha Myrtajn e kompanisë ARENA MK, e kontraktuar nga ‘doktori’ i Albpetrol për të mbikqyrur punimet.

KLSH: Të shkarkohet Eltar Deda

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi dy vite më parë shkarkimin nga detyra të Administratorit të kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol sha., Eltar Deda.

Ish-deputeti socialist, i cili mori drejtimin e Albpetrol në Tetor të vitit 2022.

Ai konsiderohet përgjegjës pasi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar shkaktimin e dëmit ekonomik në vlerë qindra miliona dollarë, si edhe ka vendosur kompaninë përballë rriskut që të humbasë edhe dhjetra milionë dollarë të tjerë.

Gjetjet janë renditur në një raport auditimi, të përfunduar verën e vitit të kaluat nga audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Rekomandimi i KLSH u shpërfill nga qeveria, e cila vijon të mbajë Eltar Dedën në krye të Albetrol. Por, raporti i KLSH tashmë do të administrohet nga SPAK.

Afera me shitjen e naftës bruto

Dëmi më i madh është konstatur në shitjen e naftës bruto, të nxjerrë nga degët e Albpetrolit.

Sipas KLSH-së, u konstatua se kompania publike ka shitur në ankande produktin naftë jashtë standartit teknologjik. Në këtë mënyrë, është ulur çmimi i naftës së shitur dhe rrjedhimisht, edhe fitimi real i shoqërisë publike.

Audituesit shtetërorë kanë përllogaritur se, vetëm për shkak të kësaj situate, kompanisë Albpetrol i mungojnë rreth 5.8 milionë dollarë të ardhura.

Nga ana tjetër, audituesit shtetërorë kanë konstatuar problematika në një seri të gjatë tenderash publikë të zhvilluar nga Albpetrol, ku janë vërejtur standarte të dyfishta, kritere diskriminuese për operatorët ekonomikë e të tjerë, me një dëm ekonomik me vlerë disa milionë dollarë.

Për të gjitha këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar masa disiplinore për disa drejtues të kompanisë “Albpetrol”, përfshirë Administratorin Eltar Deda, për të cilin i sugjerohet Këshillit Mbikqyrës që ta shkarkojë nga detyra.

Shkeljet direkte të Eltar Dedës

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka ndarë në dy kategori ato që i konsideron si shkelje të rënda, të kryera nga Administratori i shoqërisë “Albpetrol sha”, Eltar Deda.

Së pari, janë veprime konkrete të z. Deda, në kundërshtim me kuadrin ligjor. Dhe së dyti është pasiviteti i tij për të rikuperuar dëmet dhe zbatuar rekomandimet e mëparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkeljet e evidentuara si të kryera nga paraardhësit e tij.

Në foto: KLSH ka gjetur shkelje të rënda në veprimtarinë e “Albpetrol”, me dëm ekonomik miliona USD

Nafta bruto

Në lidhje me sasitë e ujit që tejkalojnë normat teknologjike në produktin naftë argumentimet e specialistëve të QASHNG, Qendra e Administrimit të Shitjes së Naftës dhe Gazit, janë se nafta vjen jashtë standardeve nga qendrat e tjera, dhe për këtë fakt janë njoftuar administratorët, të cilët kanë lëshuar urdhra për pranimin e produktit naftë bruto dhe jashtë standardeve teknologjike, (me ujë mbi 3%, deri në 14 %). Urdhrat nr. 182 datë 07.09.2021, “Për procedurë e inspektimit dhe kontrollit të qarkullimit të produktit Naftë Bruto”, 182/2 datë 16.12.2021, dhe 182/3 datë 17.12.2021.

Argumentet e sjella nga qendrat janë se nuk kanë pajisjet për të bërë ndarjen e plotë të ujit dhe se nuk mund të ndalojnë punën në puse. Në momentin kur produkti i gatshëm i shitet kompanive fituese të ankandeve, në depozitat e shitjes nafta bruto ngrohet dhe përgatitet në parametrat teknologjikë me përqindje uji më të vogël se 3%, ndërkohë që pjesa tjetër është produkt i gatshëm  në mungesë.

Nga mosveprimet e shoqërisë Albpetrol sha janë evidentuar efekte ekonomike negative me dëm në vlerën 20,611,914 lekë.

Në foto: Raporti i KLSH mbi auditimin e kryer në kompaninë “Albpetrol” për periudhën 2021-2022

Groposja e 311 ton naftë

– Albpetrol sha në lidhje me veprimet që ka kryer për riparimin e depozitës RMV 8000/8 në Zharrëz nuk ka zbatuar udhëzimet në lidhje me ligjin për akcizën, ku citohen qartë lajmërimet që duhet të kryente si dhe detyrimin për prezencën e përfaqësuesve të Doganës në momentin e fillimit të riparimeve si dhe në momentin e groposjes së masës volumore 311.1 ton naftë bruto.

Faturat e fryra të energjisë elektrike

– Gjatë periudhës 2021-2022, kompania B…M nuk ka kryer pagesat për energjinë elektrike. Për këto mospagesa Albpetrol sh.a Patos ka maturuar penalitete e kamatëvonesa.

Lexo edhe:

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Gjatë vitit 2022 Albpetrol ka ndërmarrë veprime administrative duke marrë vendime gjykate si tituj ekzekutiv për faturat e papaguara.

Gjithashtu është marrë si titull ekzekutiv dhe një faturë penalitetesh për mospagesat e faturave të energjisë elektrike. Llogaritja e kamatëvonesave është kryer sipas Ligjit nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuar në detyrimet kontraktore e tregtare”.

Llogaritja bazuar në këtë ligj është më e vogël se kamatëvonesa që ka aplikuar OSHEE për faturat e papaguara nga Albpetrol sh.a Patos Vlera e kamatëvonesës së aplikuar nga O…E me atë që ka llogaritur Drejtoria Ekonomike e Albpetrol sh.a Patos, përbën dëm ekonomik për shoqërinë. OSHEE sh.a. ka bërë një akt-rakordimi për detyrimet që ka Albpetrol sh.a Patos, për principalin dhe kamatë vonesat.

Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion u konstatua se Albpetrol sha ka kërkuar kamatëvonesa për pagesat me vonesë të B…M në vlerën 175,458,324 lekë, kur detyrimi që Albpetrol ka ndaj FSHU sha, për kontratat përkatëse për kamatëvonesa është 1,356,345,939 lekë.

Vlera 1,180,887,615 lekë përbën shpenzime jo të justifikuara nga Albpetrol sha.

Në foto: KLSH rekomandon shkarkimin e Administratorit të “Albpetrol” sha, Eltar Deda.

Abuzimi me naftën për “shefat”

Me vendimin nr. 9865 datë 06.12.2021, administratori i shoqërisë ka miratuar kuotën mujore prej 500 litra/gazoil/benzine, ku tërheqja e kësaj sasie do të behej me tollona pranë magazinës së Albpetrol nga drejtoria e përfaqësimit dhe koordinimit me institucionet. Në bazë të këtij urdhri janë marrë sasi karburanti për 7 muaj të vitit 2021.

Me vendimin nr. 5132 datë 28.07.2021, administratori ka shfuqizuar vendimin nr. 9865 datë 06.12.2021 duke përcaktuar si kuotë mujore, për këshillin mbikëqyrës sasinë prej 1000 litra/gazoil/benzinë, në bazë të këtij urdhri janë marrë sasi karburanti për një muaj.

Me vendimin nr. 5256 prot., datë 03.08.2021, ka miratuar kuotën mujore prej 500 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës, në bazë të këtij urdhri janë marrë sasi karburanti për muaj të vitit 2021.

Me vendimin nr. 2529 prot., datë 24.03.2022, ka miratuar kuotën mujore prej 250 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës. Me vendimin nr. 5256/1 prot., datë 04.06.2022, ka miratuar kuotën mujore prej 500 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës.

Me vendimin nr. 7911 prot., datë 31.10.2022, ka miratuar kuotën mujore prej 1000 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës.

Të gjithë vendimet e sipërcituara baza ligjore e përdorur për dhënien e këtyre vendimeve nuk citon për miratimin e dhënies së kuotës mujore me karburant për llogari të Këshillit Mbikëqyrës. Gjithashtu nuk është përcaktuar arsyeja e dhënies së sasisë së karburantit për Këshillin Mbikëqyrës dhe si do të justifikohej nga ana e Këshillit konsumi i karburantit të dhënë.

Nga auditimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura nga Sekretarja e Këshillit Mbikëqyrës nuk konstatohet të jenë kryer mbledhje në selinë e Shoqërisë Albpetrol sh.a Patos por të gjitha mbledhjet ku Këshilli ka marrë vendime për shoqërinë janë mbajtur në Tiranë.

Në Dhjetor 2022, shoqëria ‘Albpetrol” nën drejtimin e Eltar Dedës, zhvillon procedurën tenderuese për “blerje tubo pompë kompresori”, me fond limit 38.854.800 lekë të reja.

Në tender marrin pjesë tre kompani. Fituese shpallet shoqëria “Vibtis”, me pronar Ardit Ismailaj, e cila paraqit ofertën 38.271.978 lekë të reja ose gati 99 përqind të fondit limit.

Në foto: Rezultatet e tenderit pë “blerje tubo pompë kompresori”

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se, nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur rezulton se shoqëria “Vibtis” nuk plotësonte kriteret për të kualifikuar dhe, rrjedhimisht, edhe nuk mund të shpallej fituese.

Pasi ka analizuar mangësitë në ofertën e kompanisë private, KLSH arrin në konkluzionin se fituesi është shpallur në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike.

Për këtë arsye, sipas KLSH-së, “ngarkohen me përgjegjësi Eltar Deda, në cilësinë e Administratorit të Albpetrol, si edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), (të cituar me iniciale në raportin e auditit); A.B, V.H dhe M.P.”

– Në fillim të vitit 2022, pra në një kohë kur Eltar Deda ende nuk ishte emëruar në krye të ‘Albpetrol”, shoqëria publike e naftës zhvillon procedurën tenderuese me objekt “Blerje kalimatës nafte”, me fond limit 37.936.920 lekë të reja.

Në prill 2022 shpallen rezultatet e tenderit dhe fitues është sërish shoqëria “Vibtis”, me ofertën ekonomike 37.178.181 lekë të reja ose 97 përqind të fondit limit.

Nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se mallrat kanë hyrë në magazinën e Patosit, por nuk është kryer instalimi i tyre.

Në foto: KLSH konstatoi shkelje në zbatimin e kalimatësve të naftës

Tenderi është realizuar në kushtet e “urgjencës”, pasi Albpetrol i kërkonte kalimatësit brenda një kohe shumë të shkurtër, me qëllim shitjen e naftës sipas kërkesës së doganës.

Por, ajo “urgjenca” e momentit të parë duket se nuk ka qenë edhe aq reale, pasi KLSH ka zbuluar se pajisjet matëse qëndrojnë në magazinë, të pamontuara dhe të pavendosura në punë.

Kjo situatë, sipas KLSH-së, konsiderohet si “shpenzim pa efektivitet për shoqërinë me fond 37.936.920 lekë të reja nga mosvënia në punë të kalimatësve.

Në konkluzion për këtë tender, audituesit shtetërorë vlerësojnë se “megjithëse procedura është zhvilluar dhe lidhur kontrata me subjektin fitues “Vibtis” shpk, nuk është bërë i mundur vënia në punë e këtyre aparaturave sipas kushteve të kontratës ose nga data 23.8.2022, megjithëse këto paisje janë bërë hyrje në magazinë, duke e bërë këtë një shpenzim jo me efektivitet dhe që pengon procesin e shitjes së naftës”.

KLSH vlerëson se një ndër personat përgjegjës për këtë “shpenzim pa efektivitet”, është Eltar Deda, me funksion Administrator i shoqërisë ‘Albpetrol” sha./ Prapaskena.com

Etiketa: abuzim me tenderaAlbpetroleltar dedakorrupsionspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025
AKTUALITET

Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi

14:30 : 17/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

14:18 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë SPAK: Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin

13:52 : 17/11/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025
Para

Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

TË GJITHA

Vrau Martin Canin, Prokuroria kërkon 25 vite burg për 14-vjeçarin Mario Përlleshaj

16:17 : 17/11/2025

Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (Video)

16:17 : 17/11/2025

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon nga “Wake Up”, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn

16:01 : 17/11/2025

Skema e TVSH-së, Braçe debat me Ministrin e Bujqësisë: Pupu këta se dinë fare, një tmerr!

15:51 : 17/11/2025

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com