Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur para kryeministrisë ku ka nisur protesta e parë e opozitës për këtë sezon të ri politik, për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut.
Kryedemokrati ndryshe nga herë te tjera, nuk është nisur për në protestë nga selia blu i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës, por nga shtëpia i shoqëruar nga truprojat e tij.
Ndërkohë protestuesit kanë nisur të grumbullohen tek kryeministria. Në duar mbajnë pankarta, ku shkruajnë: ‘Hajdut dhe pallosh 2 metra’…

Ndërsa Rama ka urdhëruar rrethimin e godinës së kryeministrisë nga forcat e rendit. Përballë saj, është vendosur edhe foltorja, ku do të mbajë fjalën lideri i PD, Sali Berisha dhe pjesëmarrës të tjerë në protestë.
















