Një banesë në lagjen e ish-sodës në Vlorë u dogj plotësisht më 16 nëntor, duke e bërë të pabanueshme për çiftin 79-vjeçar Jorgo Shametaj dhe gruan e tij, Myrvete.
Muret e djegura, orenditë e shkrumbuara dhe mungesa e dyerve dhe dritareve e kanë lënë çiftin në qiell të hapur.
Në çastin kur ra zjarri të dy, burrë e grua ndodheshin në oborr, ndërsa 79-vjeçari Jorgo Shametaj ka tentuar të futej brenda mes për mes flakëve, por e shoqja e ka ndaluar.
Jorgo dhe Myrvete Shametaj duke folur për News24 thonë se pensioni që ata marrin nuk e arrin vlerën e 30 mijë lekëve në muaj, ndaj e kanë të pamundur ta restaurojnë vetë banesën. Dy të moshuarit thonë se në luftën për mbijetesë kanë vetëm njëri-tjetrin, ndaj drejtojnë apel për ndihmë.
Sipas të moshuarve shkak për rënien e zjarrit në banesën e tyre është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për rastin.














