Ish-zëvendës Kryeministri, Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, deklaroi se kanabizimi i Shqipërisë u bë me qëllim nga kryeministri Edi Rama.
Ahmetaj theksoi se ‘do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri’.
“U bë kanabisi që u bë droga, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri.
Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s’kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Patjetër që e kam kundërshtuar. “














