Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të diel, datë 16 nëntor 2025, në fshatin Sharban të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Klan Kosovën se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30. Ai bëri me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në terren dhe sipas informacionit fillestar, një person është plagosur”, deklaroi Pllana.
Burime të televizionit raportojnë se i plagosuri është një 22-vjeçar që shërben në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, edhe personi që dyshohet se ka qëlluar me armë është pjesëtar i FSK-së.
Të dy të përfshirët në ngjarje mësohet se kanë qenë jashtë orarit të punës në momentin e incidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.













