Në Pallatin e Kongreseve ditën e sotme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të Panairit të 28-të të Librit.
Tema e përzgjedhur për edicionin e këtij viti është një shprehje e shkrimtarit Ismail Kadare: “Ndërgjegjia jonë ka nevojë për librat”.
Gjashtë kanë qënë çmimet e dhënë ditën e sotme të cilat renditen si më poshtë:
Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”
I jepet z. Ali Xhiku, për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, botuar nga “Onufri”, një vepër ku ndërthuren njohja e thellë e sistemit letrar shqiptar, analiza e teksteve themelore të historisë së letërsisë sonë dhe angazhimi i përkushtuar jetësor në studimet letrare.
Çmimi “Autori më i mirë i vitit”
I jepet z. Artan Fuga, për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës, botuar nga “Papirus”, një strukturë romaneske, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë.
Çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit”
I jepet z. Virgjil Muçi për përkthimin e veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes.
Çmimi “Autori i librit më të mirë për fëmijë”
I jepet znj. Valbona Banka për romanin për fëmijë Aria ‘në dorën time’, botuar nga “Dita Books”.
Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip
I jepet Z. Urim Nergutit për përkthimin e romanit “Hyrija” të Kamel Daoud, fitues i çmimit Goncourt 2024, botuar nga “Buzuku”.














