Në një kohë kur ekonomia gjermane po përballet me rënie të porosive, kosto të larta energjie dhe pengesa burokratike, shumë sipërmarrës të mesëm po humbasin besimin se Berlini do t’i ndihmojë. Për këtë arsye, disa prej tyre po kërkojnë vetë zgjidhje dhe po marrin iniciativën.
Një prej tyre është Sarna Röser, sipërmarrëse nga Baden-Württemberg, anëtare bordi në Fielmann dhe FlatexDegiro. E lodhur nga pritjet ndaj politikës gjermane, ajo mblodhi një grup sipërmarrësish dhe udhëtoi drejt Indisë aty ku po hapen mundësi të reja.
Röser tha për “Bild”: Ne ishim në Zyrën e Kryeministrit, në takim të drejtpërdrejtë me këshilltarët kryesorë dhe ministrat e Narendra Modi.
Ajo kritikoi faktin se prej vitesh qeveria gjermane udhëton me të njëjtat CEO të kompanive të mëdha, duke i lënë pas sipërmarrjet që përbëjnë “shpinën e vërtetë” të ekonomisë.
“Vendosa që kësaj t’i vinte fundi. Ne do ta çojmë vetë Mittelstand-in gjerman në tryezat e rëndësishme ndërkombëtare me vendosmëri, pavarësi dhe në nivel të barabartë.”
Gjatë vizitës, grupi u prit edhe nga Mukesh Ambani (68), njeriu më i pasur i Azisë dhe kreu i gjigantit Reliance Industries. Sipas “Forbes”, pasuria e tij vlerësohet rreth 94.8 miliardë euro.
Pritja ishte e jashtëzakonshme: Ambani zakonisht pret vetëm krerë shtetesh, jo sipërmarrës të mesëm. Ai drejton një perandori që shtrihet nga energjia te telekomunikacioni, tregtia dhe shumë sektorë të tjerë.
Në delegacionin gjerman ishin pronarë dhe drejtues nga sektorët e autoindustrisë, tekstilit, farmacisë, ndërtimit, logjistikës dhe energjisë.
Röser shtoi: “Nuk na duhet të presim që Berlini të na marrë me vete. Bota na ka hapur tashmë dyert. Ajo kërkon të flasë me ne—me ata që e mbajnë në këmbë ekonominë gjermane, me njerëzit që vërtet bëjnë ndryshimin.”
Në një kohë kur ekonomia gjermane po përballet me rënie të porosive, kosto të larta energjie dhe pengesa burokratike, shumë sipërmarrës të mesëm po humbasin besimin se Berlini do t’i ndihmojë. Për këtë arsye, disa prej tyre po kërkojnë vetë zgjidhje dhe po marrin iniciativën.
Një prej tyre është Sarna Röser (38), sipërmarrëse nga Baden-Württemberg, anëtare bordi në Fielmann dhe FlatexDegiro. E lodhur nga pritjet ndaj politikës gjermane, ajo mblodhi një grup sipërmarrësish të mesëm dhe udhëtoi drejt Indisë—aty ku po hapen mundësi të reja.
Röser tha për “Bild”: Ne ishim në Zyrën e Kryeministrit, në takim të drejtpërdrejtë me këshilltarët kryesorë dhe ministrat e Narendra Modi.
Ajo kritikoi faktin se prej vitesh qeveria gjermane udhëton me të njëjtat CEO të kompanive të mëdha, duke i lënë pas sipërmarrjet që përbëjnë “shpinën e vërtetë” të ekonomisë.
“Vendosa që kësaj t’i vinte fundi. Ne do ta çojmë vetë Mittelstand-in gjerman në tryezat e rëndësishme ndërkombëtareme vendosmëri, pavarësi dhe në nivel të barabartë.”
Gjatë vizitës, grupi u prit edhe nga Mukesh Ambani (68), njeriu më i pasur i Azisë dhe kreu i gjigantit Reliance Industries. Sipas “Forbes”, pasuria e tij vlerësohet rreth 94.8 miliardë euro.
Pritja ishte e jashtëzakonshme: Ambani zakonisht pret vetëm krerë shtetesh, jo sipërmarrës të mesëm. Ai drejton një perandori që shtrihet nga energjia te telekomunikacioni, tregtia dhe shumë sektorë të tjerë.
Në delegacionin gjerman ishin pronarë dhe drejtues nga sektorët e autoindustrisë, tekstilit, farmacisë, ndërtimit, logjistikës dhe energjisë.
Röser shtoi:
“Nuk na duhet të presim që Berlini të na marrë me vete. Bota na ka hapur tashmë dyert. Ajo kërkon të flasë me ne—me ata që e mbajnë në këmbë ekonominë gjermane, me njerëzit që vërtet bëjnë ndryshimin.”/BLID/














