Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka habitur ditën e sotme me deklaratën e saj gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën ku u shpreh se “Shqipëria po sillet si një vend anëtar i Bashkimit Europian”.
Nuk dihet se ku e shikon Meloni sjelljen e Shqipërisë si anëtare e BE-së, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë po përballen me akuza për korrupsion e shpërdorim detyre.
Rasti më i freskët është ai i zv/kryeministres Belinda Ballukut e cila edhe pse është marrë e pandehur nga SPAK vijon të qëndrojë në krye të shtetit nën mbrojtjen e vetë Ramës.
Pra ndryshe nga ajo çfarë përpiqet ‘të shesë’ Meloni, Shqipëria vijon të përballet me probleme të thella të sundimit të ligjit, gjë e cila është pengesa kryesore për t’u sjellë vërtet si një vend i Bashkimit Europian.














