Policia e Shtetit ka mbërritur në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, pas sherrit të dhunshëm që ndodhi mes një prej këshilltarëve me një qytetar.
Raportohet se policia ka shoqëruar dy personat e përfshirë në sherrin e dhunshëm.
Ngjarja ndodhi pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
Pas debateve të shumta mes këshilltarëve, vendimi u miratua me 20 vota pro, por menjëherë pas kësaj në sallë shpërthyen tensionet.
Situata degjeneroi në përplasje fizike, ku sipas dëshmitarëve, këshilltari Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të zonës së Çërravës.












