Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Bolonja, Itali, pas një operacioni policor kundër një grupi të përfshirë në trafikimin e drogës. Gjatë aksionit u sekuestruan 20 kilogramë hashash dhe 44,500 euro në para të gatshme.
Operacioni u zhvillua në Funo di Argelato, ku policia identifikoi një apartament që shërbente si bazë logjistike e grupit.
Të dyshuarit u kapën gjatë shkëmbimit të drogës dhe parave mes automjeteve në zonë. Brenda apartamentit, policia gjeti edhe një kilogram marijuanë, 179 gramë hashash dhe materiale paketimi për drogë.
Të tre të arrestuarit janë dërguar në burgun Rocco D’Amato në Bolonja. Dy prej tyre janë vendosur nën masën arrest me burg, ndërsa 20-vjeçari më i ri është vendosur nën arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.
Njëri prej të arrestuarve kishte precedentë penalë për çështje droge në Itali. Hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit vazhdojnë.














