Gazetari Osman Stafa ka denoncuar vazhdimisht kushtet me të cilat përballen pacientët e prekur me kancer në spitalin e Onkologjikut.
Gazetari zbulon se vetëm 19 poltronë janë në Onkologjik dhe pacientët që bëjnë kimio në 1 ditë janë rreth 100. Kështu që, një pjesë e madhe e pacientëve me kancer bëjnë kimio në karrige duke u torturuar për orë të tëra.
“Përfundojnë pacientët me kancer duke bërë kimiot nëpër karrige, duke qëndruar aty nga 2-4-6 orë. Protokolli e kërkon që kimiot të bëhen nëpër poltronë, as në krevat jo. A është kjo një torturë?
Pse i torturojnë kështu pacientët kur një poltron ka një kosto 600-1000 euro? A nuk i ka qeveria e Kryeministrit Edi Rama kaq para për të blerë 100 poltronë?”- shprehet gazetari.














