Presidenti amerikan Donald Trump tha se çipat më të avancuar të inteligjencës artificiale të kompanisë Nvidia do të rezervohen vetëm për kompanitë amerikane, duke u ndaluar qasjen Kinës dhe vendeve të tjera.
Në një intervistë të regjistruar për emisionin “60 Minutes” në CBS, Trump tha se vetëm klientët amerikanë do të kenë akses në çipat e nivelit më të lartë Blackwell të prodhuar nga Nvidia, kompania me vlerën më të lartë të tregut në botë.
“Çipat më të avancuar, ne nuk do të lejojmë që t’i ketë askush tjetër përveç Shteteve të Bashkuara,” tha Trump për CBS.
“Ne nuk ua japim çipat Blackwell njerëzve të tjerë,” shtoi ai gjatë fluturimit.
Këto deklarata sugjerojnë se Trump mund të vendosë kufizime më të rrepta mbi eksportet e çipave më të sofistikuar amerikanë të inteligjencës artificiale, duke e përjashtuar jo vetëm Kinën, por ndoshta edhe pjesën tjetër të botës nga aksesimi i këtyre teknologjive të ndjeshme.
Në korrik, administrata Trump prezantoi një plan të ri për inteligjencën artificiale, që synon të zbusë rregullat mjedisore dhe të zgjerojë eksportet e teknologjive të AI drejt aleatëve të SHBA-së, me qëllim ruajtjen e epërsisë amerikane ndaj Kinës në këtë fushë strategjike.














