• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
në BOTA

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi Rusia ka lëshuar qindra raketa dhe dronë kundër infrastrukturës energjetike dhe banesave në Ukrainë gjatë natës.

Një sulm mbi një pallat në qytetin Dnipro vrau dy persona dhe plagosi 12 të tjerë, ndërsa tre të tjerë u vranë në Zaporizhia.
Në total, 25 zona në të gjithë Ukrainën, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, u goditën, duke lënë shumë rajone pa energji elektrike dhe ngrohje.

Kryeministrja Yulia Svyrydenko njoftoi në Telegram se objekte të rëndësishme energjetike u dëmtuan në rajonet Poltava, Kharkiv dhe Kiev, ndërsa po punohet për rikthimin e furnizimit me energji.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin rrëzuar 79 dronë ukrainas gjatë natës.

Forcat ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia kishte lëshuar më shumë se 450 dronë shpërthyes dhe 45 raketa, prej të cilave 9 raketa dhe 406 dronë janë rrëzuar.

Lexo edhe:

Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

Ministria ukrainase e Energjisë konfirmoi ndërprerje të energjisë në rajonet Dnipropetrovsk, Chernihiv, Zaporizhia, Odesa dhe Kirovohrad, por theksoi se punimet për riparimin janë në vijim.

Sipas Svyrydenko-s, objektet e infrastrukturës kritike janë lidhur sërish me rrjetin, ndërsa furnizimi me ujë po mbahet në funksion me gjeneratorë.

Rusia pretendon se sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike synojnë objektiva ushtarake ukrainase.

Sulmet e përsëritura ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës përpara dimrit janë tashmë një pjesë e njohur e këtij konflikti. Megjithatë, zyrtarët në Kiev janë gjithnjë e më të shqetësuar se Moska nuk po synon vetëm të godasë moralin e popullit ukrainas, por edhe të paralizojë ekonominë e vendit duke shembur rrjetin e tij energjetik.

Analistët thonë se ky është dimri i katërt i pushtimit të plotë rus dhe do të jetë një provë e rëndësishme për qëndrueshmërinë mbrojtëse të Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se sulmet tregojnë se nuk duhet të ketë “asnjë përjashtim” nga sanksionet perëndimore ndaj sektorit energjetik rus, si mënyrë për të ushtruar presion ndaj Moskës.

Sulmet me raketa ndodhën vetëm disa orë pasi SHBA përjashtoi Hungarisë për 1 vit nga kufizimet për blerjen e naftës dhe gazit rus.

Në tetor, SHBA kishte vendosur në listën e zezë dy nga kompanitë më të mëdha të naftës ruse, duke paralajmëruar sanksione ndaj atyre që blejnë prej tyre.

Por të premten, gjatë vizitës në Uashington të kryeministrit hungarez Viktor Orbán — aleat i ngushtë personal dhe politik i Donald Trump — presidenti amerikan njoftoi përjashtimin për Budapestin.

Në një mesazh në Telegram, Zelensky tha se sulmet e natës “tregojnë se presioni ndaj Rusisë duhet të rritet”.

“Ndërsa Moska godet infrastrukturën energjetike — për të dëmtuar njerëzit e zakonshëm përpara dimrit — duhet të ketë një reagim me sanksione ndaj gjithë sektorit energjetik rus, pa asnjë përjashtim,” theksoi ai, duke shtuar se Ukraina pret “vendime konkrete nga SHBA, Evropa dhe vendet e G7-s.”

Etiketa: RusiaSHBAukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

16:05 : 08/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment

21:02 : 07/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
BOTA

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025
Para

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

TË GJITHA

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

19:03 : 08/11/2025

Publikohen emrat e banorëve të “BBV Kosova”, disa prej tyre surprizë

18:56 : 08/11/2025

“I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

18:52 : 08/11/2025

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

18:41 : 08/11/2025

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot

18:37 : 08/11/2025

Deklaroi se një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari hidhet në gjyq nga çifti

18:31 : 08/11/2025

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com