Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Andorrës dhe Anglisë.
Këto sfida janë vendimtare për shpresat e Shqipërisë për të siguruar një vend në fazën play-off të turneut më të madh të futbollit botëror.
Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen është ai i Nedim Bajramit. Edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në aspektin e aktivizimit me klubin e tij, Silvinjo ka vendosur ta mbajë në listë,.
Bajrami është golashënuesi më i mirë i Kombëtares në këto tre vite me 7 gola. Ai më jep besim kur është në fushë, edhe pse nuk po luan rregullisht,” u shpreh trajneri brazilian.
Në lidhje me përballjen me Andorrën, Silvinjo paralajmëroi se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ai theksoi se kundërshtari është një skuadër që lufton fort dhe nuk dorëzohet lehtë. “Andorra nuk pëson shumë gola, luan me zemër dhe shpirt. E pashë ndeshjen e tyre me Serbinë, ishte shumë e vështirë. Nuk do të jetë e lehtë për të fituar,” tha ai.
Trajneri theksoi gjithashtu se skuadra është në një moment të rëndësishëm dhe se fokusi i vetëm është arritja e objektivit për të siguruar pjesëmarrjen në fazën play-off. “Kemi bërë një rrugëtim të mirë deri tani, kemi humbur vetëm një ndeshje. Tani është momenti për të dhënë maksimumin,” përfundoi Silvinjo.
Konferenca e Silvinjos:
“Unë e kam thënë gjithmonë, se po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur, që po mbyllet një vit e më pëlqen që të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar për një play-off. Është shumë e bukur, deri këtu është mirë, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. E kam thënë që nuk është ende momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100%.
Por nuk ka qenë kurrë momenti ynë. Kemi marrë lojtarë edhe jashtë ekipi, ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, por prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni?
Është zoti Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë dhe shoh listën e them 7 gola. Pastaj Asani 6, Manaj 4. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë që nuk jam i kënaqur, as unë e as ai që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth këtyre numrave”.
Unë respektoj shumë Andorrën, herën e fundit kanë barazuar në miqësore dhe me Letoninë, kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjerës. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar.
Një kundërsulm nga e majta, janë ekip që nuk dorëzohen. Nuk pësojnë 4-5-6 gola nga Anglia, unë e di dhe lojtarët e dinë që është një ndeshje e vështirë, luajnë me zemër e shpirt, mbrohen 90 minuta, bëjnë 100%.
Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar. Unë si trajner nuk e bëj këtë arsyetim, nuk është momenti. Kemi bërë rrugëtim të mirë deri tani, kemi humbur një ndeshje, deri këtu kemi mundësi të shkojmë në play-off. Unë pres ndeshje me intensitet loje, na pret një ndeshje e vështirë, 100%, ua them të gjithëve. Nuk mendoj për gjëra të tjera, për momentin jo”.














