Gjykata e Tiranës, ka shtyrë seancën për padinë për shpifje që Erion Veliaj, ka ngritur ndaj Aulon Kalasë. Seanca e radhës është caktuar për më 12 nëntor, ora 12:00, dhe Veliaj duhet të paraqitet personalisht.
Aulon Kalaja është shprehur se ishte i përgatitur dhe e ka pritur Veliajn në gjykatë, por ky i fundit nuk ka marrë pjesë. Ai ka thënë se do të pres përballjen dhe nuk do të tërhiqet nga deklaratat e tij publike.
“Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë,” është shprehur Kalaja, duke shtuar se nuk do të bëjë asnjë hap pas.
Kalaja, është paditur për shpifje nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. pasi pak javë më parë, Kalaja është shprehur në një emision televiziv se Veliaj, në fillimet e tij politike dhe gjatë pjesëmarrjes në lëvizjen “Mjaft”, ka pasur sjellje që ai i konsideron të papërshtatshme dhe që lidhen me ofrimin e shërbimeve ndaj ambasadave të huaja.
Ai ka thënë se Veliaj dhe disa bashkëpunëtorë të tij, duke përfshirë Arbi Maznikun, Endri Fugan dhe vëllain e Veliajt, janë veshur si femra dhe kanë marrë pjesë në ahengje që sipas Kalasë kanë pasur karakter seksual.














