Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ligjin për barazinë gjinore, duke e konsideruar atë si të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i PD tha se ky ligj ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit.
Berisha paralajmëroi se do të vazhdojnë betejën deri në anulimin e plotë të këtij ligji, që ai e quajti “anti shqiptar dhe që shkel kushtetutën e vendit”.
“Doktorinë që dallon nga ajo e Marksit, kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, themeli i një shoqërie. Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, përmbys kodet e vendit dhe penalizon ndëshkon, ata të cilët duan të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj.
Penalizon ligjet, kushtetutën e vendit, nenet e familjes. Përmbys nenet e lirisë së besimit, nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. Ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ligji ndëshkon prindërit, që djali do të rritet djalë dhe vajza vajzë.”














