Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë të një grabitje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në zonën e Kasharit në Tiranë.
Bëhet fjalë për shtetasit, Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksandër Ndrepepaj, Leonard Mici dhe Safet Kyçyku, të cilët sipas policisë nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.














