Analisti Andi Bushati, ka folur për dosjen Balluku, për të cilën tha se SPAK për herë të parë ka prekur edhe Edi Ramën.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpesh se është hera e parë në një dosje të SPAK, ku tregohet se si një funksionar i lartë, është përfshirë në çdo hap dhe etapë të manipulimit të një tenderi.
Sipas Bushatit në tenderin abuziv të tunelit të Llogarasë, Balluku ka luajtur mashën e Ramës.
“Nëse ka një dosje, që duket sikur preket edhe kryeministri, kjo mund të thuhet se është e para që preket Rama. Marrim inceneratorin, nuk ka gjurmë Rama. Marrim Veliajn, Ahmetajn, nuk ka. Tuneli i Llogarasë, është një gjë që nuk besoj se ka njeri, kushdo që njeh punët e shtetit, të mos thotë se këtu është Rama.
Nga thesi, Rama ka hequr 190 mln euro dhe ia ka dhënë dikujt tjetër. Logjika ta do, që këtu Balluku ka luajtur mashën e Ramës. Ne shpesh e kemi kritikuar SPAK, që nuk prek procedurën, nuk prek thelbin si është dhënë një gjë. Nëse do të kishim kritikë për dosjen, këtë mund ti bënim.
Është hera e parë në një dosje të SPAK, që ne tregojmë se si një funksionar i lartë, është përfshirë në çdo hap dhe etapë të manipulimit të një tenderi. Veliajt i thonë, fustanet e gruas, Ahmetajt i thonë pllakat e ish gruas.
Edhe për publikimin e dosjeve nuk jam dakord, pasi SPAK të vret publikisht, pastaj shkon në gjyq.
Kush është pika e fortë dhe e dobët e dosjes? Te Veliaj ne dimë, që ka fituar, një vilë, kaq para, etj, këtu nuk na tregon ku kanë shkuar paratë. Nëse të Veliaj, nuk na tregon rolin e Veliajt që jep këtë leje, bëj këtë favor, ka rol zero, në këtë rast Balluku është e përfshirë në çdo pjesë kriminale të hallkës së manipulimit të një tenderi.
Ana pozitive kjo. Por në fund ana negative, ku shkuan paratë? Këtë nuk e kemi”, tha Bushati














