Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar (4 nëntor), në një apartament të tipit ‘Airbnb’ në qendër të Selanikut.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Dodekanisou ku 26-vjeçari ndodhej në apartament me një 29-vjeçare me origjinë greke.
Raportohet se ka qënë kjo e fundit ajo e cila ka telefonuar policinë me pretendimin se shqiptari i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.
Sipas informacioneve fillestare, i riu, i cili dyshohet se përdorte drogë, dhe ka qëlluar veten me armë në tëmth, duke i dhënë fund jetës, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Gjatë hetimit policor, u gjetën sasi të vogla kokaine dhe kanabisi, fishekë dhe arma me të cilën dyshohet se shqiptari qëlloi veten. Ndërkohë 29-vjeçarja është arrestuar nga policia për posedim të lëndëve narkotike dhe për tu marrë në pyetje në lidhje me rastin.














