Nga Basir Çollaku
Në dallgën e re e të fundit të izolimit të Edi Ramës ndërkombëtarisht, përballja e brendshme me krimin si ortak, ka sjellë ngjarje të rënda.
Belinda Balluku zëvëndësja e tij është marrë e pandehur. Ajo reziston largimin nga qeveria. Dy ministra të tjerë të njohur prurje të saj në qeveri, janë shenjestër largimesh nga KM por “shefja urdhlron” qëndresë. “Palloshi i gjatë” duket se nuk shkul dot gozhdë me fundshpinë. Prokuroria ende nuk po e ndalon nga detyra të pandehurën, e të marrë masë sigurie ndaj saj. Veliaj mbetet në detyrë. Lëshon kode nga qelia. Opozita denoncon shpesh, por të bëjë kujdes mos e zërë poshtë qeveria po u shemb.
Narcos në Shqipëri dhe ortakët e tyre ndërkombëtarë janë tërbuar. Janë lojtarë me fije të Sinaloa e Ndrangheta dhe jo vetëm. Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci të Rai 3 ka pista autorësie edhe mafien shqiptare. E pra ai kamzhikoi Ramën lidhjet e tij të trafikut si qeveri e pastrim parash.
Miliardat e tenderave kanë nisur të flasin. Tuneli Llogarasë ka errësirë për Rama-Bela. Termocentralet e Bangladeshit për energjinë një gropë 100 milionë euroshe plaçkitje dhe iranianë e turq brenda dallaveres. Sërish KM e zëvëndës në tavë, pa harruar ambasadoreshln e tyre Kim, tani drejtoreshë e kompanisë përfituese. Aeroporti i Vlorës një vatër përvëluese abuzimi dhe jo vetëm. Prapë çifti 1×2 duarbrenda. Dosja narcos amerikane e partnerëve ka mbërritur. Përgjimet e enkriptuara ulërasin pazaret e ministrave dhe shefit. Strategjikët e kokainës bërtasin për garanci biznesesh. DEA, DIA, FBI, CIA kanë plan lufte ndajj tyre. Soros klani në përballje të ekër me administratën Trump nxjerr Ramën në vitrinë një herë në javë. Dhe në mesin e pasigurisë vjen një blind 600 milionësh porosi për KM.
Lajm për atnetat?
Ndihet i kanosur?
Nga kush?
Qytetarët, votuesit me miliona të tij?!
Administrata? Punonjësit e tij?
Partia e tij?!
Ministrat e tij?
Qeveritarët e tij?!
Bashkiakët e tij ?
Televizionet e tij?!
Investitorët e tij strategjikë?!
Pastruesit e miliarda parave kombëtarë dhe ndërkombëtarë?
Trafikantët e drogës kombëtarë dhe ndërkombëtarë?!
Shiklt rusë dhe kinezë të Charles?!
Apo aeroportualët e sherrosut?!
Kush do qëllojë me snajper apo antiplumb apo largqoftë armë luftarake të rënda KM që ai ka nevojë për qindramilionë siguri lëvizëse?!?!
Dinë gjë Policia, SHISH, SPAK, partnerët? Jemi dhe në NATO!!
Kujt i ka dalë fjale?!
Kujt i ka marrë dhe nuk i ka dhënë?!
Kujt i trembet?!
Kur sheh ministra e kryeministra evropianë duke shkuar në zyrë me metro tren apo biçikletë, dhe sheh blindin e Ramls duket sikur e kanë zgjedhur KM në Kolumbi, Ekuador, Venezuelë, Meksikë, Bolivi..!!!
Nuk jetohet me banesë, antiplumb, makinë antiplumb, zyrë të blinduar, rrugë të blinduar, avionë të blinduar, ajër të blinduar.. Kur ruhesh në çdo hap që ecën me mjet të blinduar, punët nuk janë mirë, pushteti të është shpuar..
Mbrojeni Ranën nga Rama të shpëtojë Kryeministri..














