Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës së mbas-çlirimit nga Pushtuesit Serb, i kam ndjekur dhe prezantuar në forumet më të larta të sigurisë, si në konferenca, panele si dhe qindra publikime në kryeqytetet e Ballkanit (përfshi Beograd), në Washington, Bruksel, Qëndrën Marshall Gjermani, Kolegjin e NATO-s, dhe në 32 Kryeqytetet e vendeve anëtare të Aleancës.
Po ashtu, kam kontribuar modestisht për përgatitjen e korrnizës si dhe ngritjen e Institucioneve shtetërore të bazuara në balancat demokratike të pushteteve, (si Këshillin e Sigurisë), duke patur njëherësh dhe privilegjin që vlerësimet, rezervat dhe këshillat strategjike ti ndaj me ish-Presidentin Thaçi si dhe udhëheqës të tjerë të Kosovës së pas çlirimit nga makineria kriminale e Millosheviçit.
Në pamundësi t’ju jap përgjigje të dedikuar studiove televizive, gazetave, etj në vijim gjeni konsiderata gjeopolitike mbi protestën e Tiranës (17 Tetor 2025), si dhe konfirmimin e Gjeneralit të mirënjohur Westly Clark për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës jo vetëm në mbrojtje të: “bashkëluftëtarit të Tij, Presidentit Hashim Thaçi, por dhe luftës së drejtë të UÇK/USA/NATO për çlirimin e Kosovës”:
Pikësëpari, ajo çka i përbabashkon këto dy ngjarje (protesta e Tiranës dhe dëshmia e Gjeneralit Amerikan) është qëllimi për lirimin udhëheqësve të Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimi, të cilët nga çlirimtarë, akuzohen cinikisht për: “krime lufte si dhe kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës 1998 -1999” !
Por edhe pse dy ngjarje me një qëllim të vetëm, i gjej tërësisht të ndryshme, për cilësinë e organizimit, imazhin, mesazhet kombëtare dhe ndërkombëtare që demostrojnë, por para së gjithash për peshën që mbartin për lirimin e udhëheqësve të UÇK-së si dhe aktualitetim e Kosovës moderne.
Konkretisht, dëshmia (deri 21 Nëndor), e Gjeneralit Westly Clark, nga cilësia e ish-Komandantit Suprem të NATO-s në Hagë, mbart një rëndësi kritike jo vetëm për lirimin e Ish-Presidentit Thaçi, por edhe për të nderuar luftën dhe bashkëluftëtarët (amerikanë/UÇK) e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb. Dhe meqë jemi te Gjenerali *, për këdo të interesuar do të sugjeroja librin e Tij “Time to Lead”, gjeni përmbledhje brilante mbi dinamikën e përballjes (sy me sy) deri në gjunjëzimin e Millosheviçit (Kasapit të Ballkanit).
Gjithashtu duhet konsideruar se, përveç gjeneralit Clark (me autorizim nga Qeveria e ShBA), jo rastësisht në mbrojtje të Presidentit Thaçi, kanë dëshmuar ish-ndihmës Sekretari Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, etj duke konfirmuar njëkohësisht qëndrimin e ShBA se: “lufta për liri/çlirimin e Kosovës nuk ishte kurrësesi krim”.
Thënë këtë, nënëvizoj se ShBA, jo-rastësisht nuk e ka nënëshkruar marrëveshjen dhe as i njeh vendimet e Gjykatës së Hagës, Për më tepër, në rastin konkret: “duke vënë shenjën e barazisë mes pushtuesve gjakatarë dhe luftëtarëve të lirisë”, kjo Gjykatë ka dalë tërësisht dhe pabesisht (e ngritur me miratimin e Thaçit …) nga binarët e juridiksionit si dhe po krijon një preçedent të turpshëm/rrezikshëm në historinë e pas-luftrave.
Nga ana tjetër, nuk mund të mos e shpreh keqardhjen për modelin e tejkaluar, skenarin e sforcuar, shpërdorimin për interesa partiake si dhe për nivelin (deri sharlatanë) të protagonistëve në protestën e Tiranës (dt. 17). Uroj të jem gabim, por kjo protestë folklorike, nuk i shërbeu as lirimit të Presidentit Thaçi, as bashkëluftëtarëve si dhe as sencibilizimit dhe promovimit të imazhit dhe dinjitetit kombëtar.
Për të kundërtën, kujtoj qasjen fisnike me UÇK-në të Presidentit të Shenjtëruar Ibrahim Rugova, edhe pse fitoi në mënyrë plebiçitare ndaj të gjithëve (përfshi patriot të çartur që ende e kosiderojnë Atë tradhëtar); vetë-dorëzimin në Hagë të Kryeministrit Hardinaj, për ti treguar botës mbarë se nuk jemi tribu/kaçak në këto troje, por ndër kombet më të vjetër dhe më fisnik të Europës, si dhe nderimin për përballjen dinjitoze të Presidentit Thaçi para “gjykatës së verbër dhe shurdhër” të Hagës, duke mbrojtur jo vetëm vetë-vehten dhe bashkëluftëtarët (UÇK/USA/NATO) por edhe luftën për liri dhe pavarësinnë e Kosovës.
Së dyti duke përsëritur përuljen e thellë për gjakun e derdhur, si dhe nderimin për sakrificat sublime të Shqiptarëve të Kosovës në shekuj, nuk mund të mos skalisim mirënjohjen kombëtare për “çlirimtarët e vërtetë” [ShBA/NATO/UK] si dhe për peshën kritike që vijojnë të mbajnë për paqen dhe stabilitetin demokratik të Balkanit Perëndimor.
Kështu, për Enveristët e vetë-mbrojtjes sovrane, ngrihet një pyetje shumë e thjeshtë: “Nëse ShBA/Trump, konfirmojnë tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova (që sigurisht një ditë do të ndodhë) = kush është opsioni-2 i Kryeministrit në detyrë për të mbrojtur statusquonë teritoriale të Kosovës dhe interesat gjeopolitike të Kombit”!? Pyetje që pa “lejen e vetë-vendosësve” kërkon përgjigje edhe nga Tirana Zyrtare. Ndërsa fakti që menjëhërë mbas: “ngrirjes së dialogut strategjik me Qeverinë Kurti”, anëtarësimi i Kosovës në NATO është konfirmuar ndër prioritetet e Washingtonit, flet më fortë se dezinformimet Ruse, për mbështetjen e ShBA/Presidentit Trump-2 ndaj Kosovës si dhe për ndërthurjen me interesave kombëtare.
Ndërsa për tmerrin që e ka mbërthyer në fundin e Tij/z Vučič nga “Shqipëria e Madhe”, mbeten ende pa përgjigje disa pyetje fare të thjeshta: “ndërkohë që Serbia nuk kërcënohet nga asnjë vend i rajonit (kurrësesi nga RSh/Kosova), përse shpenzon më shumë se 3 miliard € në vit (përfshi rrreth 1.64 miliard € me Izraelin dhe 2 miliard me Kinën), për tu armatosur “deri në dhëmbë”, me 18-Mig/29, 12-Rafale, Mi-35, raketa, drone” (?) kryesisht nga Rusia; dhe përse 3/4 e fuqisë ushtarake i mban në kufijtë shtetërorë të Kosovës!?
Gjithësesi, jo vetëm për neo-millosheviçët në Beograd dhe Putinistët në Moskë, e përsëris më fortë: “përsa kohë të ketë prezencë të SHBA/NATO në terren, agresioni ushtarak kundër sovranitetit të Kosovës, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet mision tërësisht i pamundur”. E thënë ndryshe, riciklimi i maktheve të Millosheviçit 26 vjet mbas humbjes turpëruese me NATO-n, mund të ushqejnë agjendën e radikalëve në Beograd, interesat e Kremlinit dhe krimit të organizuar, apo dhe sorrat rreth liqenit Ujmanit, por kurrësesi nuk trembin kombin Shqiptar si dhe as fuqinë e sprovuar (në 1999) të Aleancës trans-atlantike (USA/NATO/UK/BE)!
Në shtesë/vijim, gjeni respektivisht edhe: “katër rekomandime gjeo-strategjike”:
- Mbrojtjen e sovranitetit, statusquo-në Kosovës si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike (mbarë-Kombëtare) në Rajon, Shqipëria dhe Kosova, do mund t’i realizojnë vetëm duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe BE. (s’ka opsion-2).
- Prishtina Zyrtare nuk do duhet kurrësesi të ndërmarrë vendimarrje që minojnë themelet e besimit nga/me “çlirimtarët/USA, që mbajnë ende peshë kritike për paqen, sigurinë dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës”.
- Mbetet emergjencë Nr.1 ngritja e një “Grupi të urtësh/wise group”, me personalitete/elita të gjerësisht pranuara, që përtej pazareve part-iake përulen para interesave kombëtare si dhe përgjegjësive shtetërore për ta jetësuar Platformën: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”, e cila nuk kërcënon (as Serbinë), por kontribuon si një balancë racionale për bashkëjetesën paqësore si dhe integrimin Euroatlantik të rajonit.
- Aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington, do t’ju sugjeroja që perspektivën e dialogut strategjik me Kosovën ta para-kushtëzojnë JO me “deliret bollshevike të pushtetarëve që venë e vinë”, por mbi një Matricë Masash të Mirëbesimit Reciprok, gjithësësi të monitoruara nga USA/NATO/BE.














