“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.
Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg.
Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023.
Themeluesi i Thodex u dënua në vitin 2023 me 11 mijë e 196 vite burg për veprat penale pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale. Prokurorët kishte kërkuar dënimin e tij me 40.562 vjet burg.
Faruk Fatih Özer konsiderohej si norganizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën paratë e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave Thodex. Ai akuzohej për mashtrim të 391 mijë qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.
I lindur në vitin 1994, Ozer themeloi platformën Thodex në vitin 2017, por në prill 2021 ajo u mbyll papritur, duke shkaktuar panik te investitorët.














