• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pengmarrja në Devoll/ Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë, Erion Ahmeti: Nuk bëri detyrën

19:06 : 01/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ngjarja në Devoll, ku vëllai i deputetit të PD-së dhe dy shtetas të tjerë morën me forcë një 32-vjeçar dhe ushtruan dhunë ndaj tij, ka shkaktuar një tërmet brenda Policisë së Korçës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti, si dhe pezullimin e Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit, Hajri Kushe, deri në përfundim të hetimit disiplinor.

“Në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

Lexo edhe:

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit theksoi se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin për gjithë zinxhirin drejtues të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll për mospërmbushje të detyrave dhe menaxhim jo profesional të situatës. Përkohësisht, drejtimi i DVP Korçë i është caktuar Islor Islamit.

Menjëherë pasi Policia e Devollit u njoftua për ngjarjen, drejtuesit e komisariatit lokal kërkuan ndihmën e Drejtorisë së Policisë Korçë. Sipas burimeve, drejtori Erion Ahmeti nuk ofroi ndihmë për arsye të panjohura, duke vënë në vështirësi punonjësit dhe drejtuesit e komisariatit të Devollit.

Rezistenca e Ahmetit bëri që stafi të kërkonte ndihmë drejtpërdrejt në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke marrë parasysh se një nga të dyshuarit për pengmarrje është vëllai i deputetit Bledion Nallbati, i njohur për influencën e tij në zonën e Devollit.

Ngjarja ka ndodhur më 27 tetor, kur Policia e Devollit arrestoi Alti Nallbatin, 42 vjeç, i njohur me nofkën “Duçja”, vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Trajan Çelikun, 38 vjeç, dhe Marsel Bucin, 37 vjeç. Të tre akuzohen për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Kanosje”, ndërsa Marsel Buci edhe për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas hetimeve, të arrestuarit dyshohet se morën me forcë nga banesa Ilir Topçiun, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhe e çuan në një ambient privat, ku e mbajtën për disa orë, duke ushtruar dhunë dhe kërcënuar jetën e tij. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Të arrestuarit kanë precedentë të mëparshëm penalë. Trajan Çeliku dhe Marsel Buci ishin përfshirë në një ngjarje më 1 tetor në qytetin e Bilishtit, ku sulmuan me dru bejsbolli shtetasin Guri Mazelliu, i cili mbeti i plagosur me thikë. Ndërkohë, Alti Nallbati ishte i përfshirë në një konflikt më 3 maj, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku dhunoi një shofer kamioni me grushte.

  • Njoftimi i policisë

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat  kanë sjellë pasoja të rënda.

Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

LEXO EDHE:

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

Kandidatët për drejtor Policie/ Emri i Erion Ahmetit hedh në erë të gjithë procesin

Hija e Ardi Veliut në përzgjedhjen e Erjon Ahmetit për drejtor policie

Etiketa: Alti NallbatiBledion Nallbatidevollerion ahmetipolicia e korcesTrajan Çeliku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025
AKTUALITET

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025
AKTUALITET

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Devolli dhe Peqini “shkëmbejnë” shefat e komisariateve

13:22 : 16/10/2025
Para

Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

TË GJITHA

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëririn

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com