Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës një efektive të Policisë Bashkiake.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet L. P., i cili ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës.” – thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.













