Lajmi për vajtjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku, nën hetim për abuzime me tenderë në institucionin që drejton, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, nuk ka qenë vetëm në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe politikës.
Ndër të parët që ka reaguar për këtë zhvillim ditën e sotme (31 tetor), momenti i hyrjes së Ballukut në godinën e SPAK, është komentuar edhe nga kreu i grupit të PD-së në parlament, deputeti Gazment Bardhi.
Teksa me një reagim në Facebook ai komenton se ajo është fiks siç qytetarët e quajnë, hajdute të taksave të shqiptarëve, teksa hyn brenda SPAK, Bardhi thekson se së shpejti zv/kryeministren e pret Burgu i Grave në Pojskë.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit në Facebook:
“Është fiks ashtu siç qytetarët e quajnë teksa hyn në derën e SPAK.
HAJDUTE e miliona eurove të taksave të shqiptarëve.
Sot në SPAK, shumë shpejtë tek Burgu i Grave në Pojskë”.
 
	    	















