Karabinierët mund të kenë gjetur lidhjen për të shkatërruar një rrjet të madh të huaj të trafikut të drogës në zonën e L’Aquila, pas arrestimit të një 22-vjeçari shqiptar, i cili u ndalua në një pikë kontrolli në Pizzol.
I arrestuari është identifikuar si Elvis Tota. Në makinën e tij kishte kokainë dhe hashash, si dhe mjete për të ruajtur drogën.
I riu mbetet në burg pavarësisht se ka një precedent të pastër penal dhe sasia e drogës që zotëronte arrin vetëm në disa gramë. Kjo edhe për shkak se gjatë seancës paraprake dëgjimore, i dyshuari nuk shpjegoi arsyet e pranisë së tij në Itali, një sqarim që mund ta kishte lehtësuar situatën e tij.
Dhe hetimi synon gjithashtu identifikimin e bashkëpunëtorëve që ai nuk i ka zbuluar, informon media italiane.
Ai i cili mbrohet nga avokatja Carla Retta, sulmoi dhe kërcënoi gjithashtu ushtarët që e arrestuan ndërsa po përpiqej të hiqte qafe drogën, një masë e cila u miratua më vonë nga gjyqtari i hetimeve paraprake të gjykatës, Marco Billi.
 
	    	















