Belinda Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën së bashku me avokaten Pamela Qirko, njëkohësisht motra e saj.
Qirko ka qenë kryetare e Komisionit të Vetingut dhe pjesë e trupës së rivlerësimit që konfirmoi në detyrë Dritan Prençin, prokurorin e çështjes së Belinda Ballukut.
Sali Berisha ka denoncuar përmes qytetarit dixhital se avokatja Pamela Qirko është regjistruar vetëm dje në QKB si person fizik, pa asnjë lloj aktiviteti.
“Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!” – shkruan më tej Berisha, duke iu referuar Altin Dumanit.
Postimi i plotë:
Një pyetje shkatërruese nga qytetari dixhital.
Pershendetje dr.
Kush mund te me sqaroje se cfare veprimtarie ushtron subjekti Pamela Qirko, pasi Qendra Kombetare e Biznesit e evidention si subjekt tregtar pa objekt veprimtarie. Nese do te ushtron sherbime juridike perfshire edhe avokatine, pse nuk pasqyrohet nga Qendra Kombetare e Biznesit? Avokat i paregjistruar ne Qendren Kimbetare te Biznesit a mund te ushtroje aktivitet dhe te deklarohet si i tille para organeve te drejtesise?
—-
Ps. Pamela është regjistruar vetëm sot kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Lubisë.
Pamela nga Altin Troplini thirret me nderim ‘Shefe’! Kjo sepse Pamela shefja ka bërë vetingun e tij me 4 shtëpi banimi, 3 të regjistruar në emër të tij, kurse në të katërtën banon me qira tek vjehrri. Ndaj dhe Altin Troplini e mbajti 3 muaj dosjen e Lubisë, motrës së ‘Shefes’?!















