• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Akseleratori linar, pajisja që realizon trajtimin jetik me radioterapi të pacientëve tumoralë në Spitalin Onkologjik të Tiranës, është në pjesën më të madhe jashtë funksionit pasi ka plotësuar “orët e punës”. Çdo shpenzime për mirëmbajtjen e tij është i kotë, konstatoi më herët Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka arritur “pikën e vdekjes”.

Zgjidhja është blerja e një aparature tjetër. Ajo ka një kosto 2-3 milionë euro, një shumë e konsiderueshme. Por, ajo vlerë nuk është e madhe për Shtetin dhe kjo mund të konfirmohet me një fakt të thjeshtë.

Strukturat shëndetësore, duke filluar nga Ministria e deri tek spitalet rajonale, kanë paguar një shumë të tillë, pra rreth 3 milionë euro vetëm për 12 muajt e fundit, në llogaritë e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara (OBP), një shoqëri publike nën drejtimin e Arlinda Pogaj.

Lexo edhe:

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

Në foto: Spitali Onkologjik në Tiranë ka nevojë emergjente për pajisje mjekësore

Kjo pagesë, e cila do të ishte mjaftueshme për blerjen e aparaturës shumë të nevojshme për trajtimin e pacientëve tumorale, në fakt është paguar për konsulencë në hartimin e dokumentave të tenderave të ndryshëm.

Prej mesit të vitit 2024, strukturat qeveritare qendrore dhe agjencisë në varësi të tyre, kanë paguar në total mbi 6 milionë euro për Operatorin e Blerjeve të Përqëndruara, që kjo e fundit të përgatisë letrat e tenderave.

Tarifë milionë euro mbi tenderat

Në vitin 2010, qeveria “Berisha” e asaj kohe, miratoi një vendim për kalimin nën përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme të disa tenderave për llogari të institucioneve të Ekzekutivit, kryesisht për blerje karburanti, uniformash, mobiljesh, etj.

Në vitet më pas, qeveria “Rama” e kaloi këtë kompetencë tek një institucion i ri në varësi të Ministrisë së Brendshme, e cila u emërtua fillimisht Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara dhe, më tej,  Agjencia Shtetërore e Prokurimeve Publike.

Në çdo rast, kjo agjenci ishte shtetërore dhe funksiononte me fondet nga buxheti i Shtetit, si një ent qeveritar.

Në vitin 2023, qeveria e kryeministrit Edi Rama miratoi një ndryshim rrënjësor në funksionimin e kësaj strukture. Emërtimi i ri është Operatori i Blerjeve të Përqëndruara (OBP). Kjo agjenci e re u strukturua si një shoqëri tregtare me kapital publik dhe me aksioner kryesor Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të drejtuar në atë kohë nga Blendi Gonxhja.

Në foto: Vendimi qeveritar për listën e tarifave në favor të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Me ndryshimin e statusit, nga institucion shtetëror në shoqëri tregtare, ndryshoi tërësisht edhe mënyra e funksionimit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Tashmë, OBP-ja do të ofronte shërbimet e saj me pagesë. Pagesat do të kryeshin nga “klientët” e saj, që janë pikërisht institucionet shtetërore të pushtetit ekzekutiv.

Në 17 Prill 2024, Këshilli i Ministrave miratoi edhe tarifat që qeveria duhet të paguajë pranë Operatorit e Blerjeve të Përqendruara për përgatitjen e tenderave apo ofrimin e konsulencës.

Sipas atij vendimi, institucionet qeveritare duhet t’i paguajnë OBP-së së Arlinda Pogaj një tarifë prej 2.5 përqind të vlerës së fondit limit për tendera deri në 200 milionë lekë të reja (rreth 2 milionë euro) dhe 5 milionë lekë për çdo procedurë prokurimi publik me fond mbi 200 milionë lekë të reja.

Në foto: Administratorja e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj

Praktikisht, tarifat që institucionet qeveritare paguajnë pranë Operatorit kanë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kostot publike për zhvillimin e tenderave.

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, të përpunuara nga “Open Spending Albania”, gjatë 12 muajve të fundit në periudhën mes vitit 2024-2025, Operatori i Blerjeve të Përqendruara është paguar saktësisht 588.60.000 lekë të reja (rreth 6 milionë euro).

Kjo shumë do të vijojë të rritet në mënyrë progresive, duke vijuar të rëndojë buxhetet institucionale me fonde, të cilat mund të përdoreshin për përmirësimin e aspekteve të ndryshme të shërbimit ndaj publikut.

Operatori, fitimprurës

Me “klientelë” të sigurt, të cilët janë thuajse të gjithë institucionet e strukturat qeveritare, Operatori i Blerjeve të Përqendruara është një shoqëri tregtare fitim prurëse. Deri në fund të vitit 2024, kur nisi të zbatohej tarifa për përgatitjen e tenderave, Operatori i administruar nga Arlinda Pogaj, rezultoi me fitim 1.2 milionë euro.

Në foto: Fitimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për vitin 2024

Megjithatë, ky fitim nuk përkthehet në mundësi të reja investimi për Qeverinë, pasi fondet kanë kaluar nga llogaritë e Shtetit tek llogaritë e Operatorit, i cili është po në pronësi të Shtetit.

Gjithësesi, pas kompanisë “fitimprurëse”, duket se fshihet një plan tjetër. Eksponentë qeveritarë, por edhe media pranë saj, kanë shpërndarë herë pas here në publik tezës se agjencia publike e përgatitjes së tenderave mund të jepet me koncesion tek subjekte privatë.

Për momentin, është një tezë ende e vakët, por jo e pamundur.

LEXO EDHE:

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

Etiketa: Arlinda PogajOBPonkologjikuqeveria Ramatendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

14:29 : 27/10/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025
Para
Screenshot

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

TË GJITHA

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com