Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në SPAK.
Basha ka hyrë në ambientet e Prokurorosë së Posaçme rreth orës 16:00, ndërsa përshëndeti edhe gazetarët që ishin në hyrje të SPAK.
Raportohet se Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni.
Basha ka qenë ministër i Brendshëm gjatë demostratës së zhvilluar më 21 janar të vitit 2011 para kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 demostrues.
Kujtojmë se më 12 mars 2024, pas kërkesës së familjarëve të viktimave, Gjykata e Lartë vendosi që dosja e “21 janarit” t’i kalonte SPAK-ut.














