Një debat i fortë është zhvilluar sot në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetit demokrat Belind Këlliçi, lidhur me garën për Bashkinë e Tiranës.
Balla ironizoi opozitën dhe kandidatin e saj, aktorin Florjan Binaj, duke pyetur pse ky i fundit “takon drejtuesit e PD-së natën” dhe “pse nuk del publikisht me ta”.
“Pse e mbani fshehur këtë kandidatin? Pse takoheni natën? Kujton se është në ndonjë rol të ‘Portokallisë’ dhe i kanë thënë të mos dalë me regjisorin? Ka ndonjë buf që s’e kupton se regjisori i kandidatit është Saliu?”, u shpreh Balla, duke thumbuar opozitën.
Në përgjigje, Këlliçi tha se sondazhi i publikuar dy ditë më parë për Tiranën “ka dhënë efekte”, pasi sipas tij, kandidatura e Binajt është pritur pozitivisht edhe nga socialistët.
“Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Binajn. Braçe do jesh një nga votuesit e heshtur, sepse je ndër ata që flasin për problemet e Tiranës”, deklaroi Këlliçi.












