Ps ka vendosur ditën e sotme, emrat të cilat do të jenë pjesë e dy komisioneve të posaçme, atë “Zgjedhore” dhe “Territoriale”.
Në Komisionin Zgjedhor, anëtarët socialistë janë Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu.
Anëtarët zëvendësues të Komisionit Zgjedhor janë Aulona Bylykbashi, Ermal Pacaj, Ermal Elezi, Erion Malaj dhe Erjona Ismalaj.
Bashkëkryetar nga PS për “Zgjedhoren” u përzgjodh Damian Gjiknuri.
Për “Territorialen”, janë përzgjedhur anëtarët e PS-së: Arbjan Mazniku, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj.
Anëtarët zëvendësues të “Territoriales” janë Tërmet Peçi, Etleva Budini, Aulona Bylykbashi, Agron Malaj dhe Vasil Llajo.
Kujtojmë se Komisioni për Zgjedhoren përfshin të gjitha partitë, ku shtatë anëtarë do jenë nga Partia Socialiste dhe shtatë të tjerë nga Partia Demokratike. Nga kjo e fundit, përfshihet një anëtar nga Partia e Lirisë dhe një nga Partia Republikane, për shkak të koalicionit të formuar në zgjedhjet e 11 majit.
Po kështu, demokratët kanë dhënë një karrige të tyren Partisë “Mundësia”, ndërsa socialistët dhanë një vend PSD-së.
Sakaq, deputetët e “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, mund të marrin pjesë në komisionet, ku mund të diskutojnë dhe të propozojnë ide, por nuk kanë të drejtë vote.














